Home KRYESORE Autogoli i një opozite te vjetruar.

Autogoli i një opozite te vjetruar.

Nga Carlo Bolino

Ne ditet e tensionit me te larte politik per Edi Ramen dhe qeverinë e tij, ndërkohë që edhe vetë koalicioni PS-LSI është vënë në një provë të vështirë nga një seri ngacmimesh të ndërsjellta, dhe kur, ndoshta si asnjëherë tjetër, shtypi po tregohet kritik ndaj qeverisë së Rilindjes, doli në skenë çifti Basha-Berisha për t’i dhuruar forcë dhe besueshmëri të re mazhorancës. Protesta e ditës së djeshme që, sipas ëndërrimeve të organizatorëve të saj, duhej të shkaktonte rënien e qeverisë ”˜Rama’ dhe lindjen e një qeverie të re teknike, për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, u kthye në një dështim skandaloz të opozitës dhe të imazhit të saj.

Zgjedhja e trashë dhe e papërgjegjshme për të sulmuar selinë e qeverisë dhe atë të ministrisë së Brendshme, duke thyer xhamat e dritareve dhe duke i vënë zjarr një provokacioni artistik prej betoni në formën e bunkerit, e transformoi qëllimin e një kundërshtie të ligjshme politike, ku çdo opozitë ka të drejtë për të manifestuar kundër qeverisë në fuqi, në përpjekjen e dëshpëruar për të përmbysur qeverinë, dhe për t’u kthyer në pushtet nëpërmjet përdorimit të dhunës.

protesta e 8 dhjetorit13Në sytë e opinionit publik kjo është e pakonceptueshme, jo vetëm pasi ndodh vëtëm dy vjet pas disfatës zgjedhore të 23 qershorit, por edhe pse në krye të protestës ishin Sali Berisha dhe Lulzim Basha, të cilët për tetë vjet qeverisën këtë vend dhe të cilëve elektorati ua mohoi tashmë besimin nëpërmjet zgjedhjeve të lira.

Lulzim Basha ishte duke folur para Kryeministrisë ndërkohë që demonstruesit përpiqeshin ta thyenin me dhunë rrethimin e policisë, por asnje apel për qetësi nuk u dëgjua nga ai. Berisha dhe Basha ishin bashkë, përballë “bunkerit” në flakë, ndërkohë që turma kërcënonte policinë dhe thyente xhama të ministrisë me gurë, por edhe një herë nuk e kemi parë asnjë ndërhyrje nga ana e tyre për të qetësuar situatën.

Të shohësh demonstruesit e opozitës të hedhin gurë është si të jesh i pranishëm në një debat, që përfundon më grushta.

Protesta te Bunkeri 8 dhjetor 20151Cili njeri i qytetëruar mund ta pranojë dhunën fizike si pjesë të debatit? Protestat që degjenerojnë në dhunë, në fakt, nuk falen kurrë nga opinioni publik, që qendron gjithnjë më lart se përfaqësuesit e tij politikë. Nga viti 1998 e deri më sot, nuk ka ndodhur kurrë që një protestë me dhunë të ketë gjetur konsensus: nuk ka ndodhur kjo me protestat që pasuan vrasjen e Azem Hajdarit (të cilat nuk penguan Partinë Demokratike të qendronte në opozitë për shtatë vjet te tjerë) dhe nuk ndodhi as më 21 janar të vitit 2011, kur opozita socialiste organizoi një demonstratë shumë të ashpër dhe u spraps me armë zjarri nga Garda e Berishës, duke shkaktuar katër të vdekur. Katër muaj pas këtij akti barbar (pavarësisht këtij akti barbar) Partia Demokratike, megjithatë, fitoi zgjedhjet dhe opozita mbeti në opozitë.

Është diçka naive nga ana e Berishës e Bashës që të kenë iluzione sot se mund të kthehen në pushtet duke zgjedhur rrugën e dhunës. Në të kundërt të skenave të ditës së djeshme, që të sjellin ndër mend, madje edhe nisur nga veshjet e demonstruesve, përveçse nga gjestet e tyre, revoltat e viteve 1997 dhe 1998, i rikthyen qeverisë në fuqi forcë dhe besueshmëri. Strategjia e dhunës e zbatuar dje dhe skenat që krijoi tregojnë se lidershipi i Partisë Demokratike ka mbetur prapa në kohë.

Është një opozitë e vjetëruar, e mbërthyer tek revoltat popullore që pasuan rënien e Murit të Berlinit, kur të dilje në shesh kundër policisë së diktatorëve ishte në vetvete një akt trimërie, që ngjallte solidaritet dhe mbështetje. Në të kundërt me çka ndodhte 25 vjet më parë, dje dukeshin më trima policët, të cilët, të paarmatosur, përballonin turmën e dhunshme të armatosur me gurë e shkopinj.

basha berisha hajdariPo të ishte fjala për një ndeshje futbolli, mund të thuhet se përfundoi 2-0 për mazhorancën. Kjo, sepse nuk fitoi vetëm Edi Rama, kundër të cilit ishte drejtuar protesta, por fitoi edhe policia, që e përballoi. Sjellja jashtëzakonisht profesionale e treguar nga policët, burra e gra, tregon hendekun që ndan policinë e kohës së Berishës dhe Bashës nga policia e Saimir Tahirit, që u tregua në gjendje të mbante nën kontroll dhunën e demonstruesve pa përdorur as dhunën më të vogël. Një leksion i fuqishëm demokracie ky, në një ditë, kur shumë simbole të tjera të demokracisë, duke nisur nga revolta e 25 viteve më parë, në të kundërt, u nëpërkëmbën.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Dhjetor 2015

Share: