Home I pakategorizuar Bataku ku jemi zhytyr dhe… dhimbja ne disa plane…

Bataku ku jemi zhytyr dhe… dhimbja ne disa plane…

Nga Dr.Apostol Vaso

Specialist i trajtimit te dhimbjes kronike. Spitali Universitar i Traumes. Kryetar i Shoqates Shqiptare te Trajtimit te Dhimbjes.

Dhembja nuk eshte vetem nje ndjesi personale !

Në eksperiencën e përditshme të punës sime, ndeshem me dhimbjen, ankthin, frikën, pagjumësinë dhe mërzitjen, të cilat në fund të fundit vinë tek unë nëpërmjet fjalës. “Më dhemb shumë, zgjohem i lodhur, nuk kam zgjidhje dhe gjërat tek unë shkojnë nga më e keqja tek më e keqja”. Këto janë fjalët që unë ndeshem përditë. Këto fjalë dalin nga të punë dhe të papunë, nga beqarë dhe të martuar, nga të pasur dhe të varfër. Me keqardhje konstatoj se nga viti në vit numuri i njerëzve që janë të detyruar të pohojne këto fjalë, fatkeqësisht rritet. Kjo rritje nuk konsiston vetëm në numer, por edhe në strukturë, gjithmonë e më tepër, këto fjalë i nxjerrin individe që i përkasin gjeneratës së re.

Natyrshëm lind pyetja: cila është arsyeja? Cfarë ndikon në rritjen e përdorimit të këtyre fjalëve, të cilat shprehin ndjesinë më të keqe që ne përjetojmë ? Cfarë ka ndodhur që dhimbja, stresi, crregullimet e gjumit, pashpresa dhe depresioni infiltrojnë gjithmone e më shumë në gjeneratën e cila identifikohet si personifikimi i shpresës, optimizmit dhe gjallërise?

Cfare do te thote kemi rënë në batak?

Përgjigjjia për të gjetur tokën, ku po lëshon rrënjet kjo fatkeqësi qendron tek shprehja popullore “Bataku ku kemi rrëshqitur”.

Përfytyroni për një moment të zhyteni në një batak. Përjashtoni për një moment qelbësirllëkun dhe erën e keqe që mund të perceptoni. Dua të përqëndrohemi tek densiteti, pra tek ndjesia që nxitet nga trashësia e batakut. Kjo konsistencë e trashë dhe e rëndë, patjetër që ndikon në ndjesinë që ne përjetojmë. Do të ndiejmë si fillim vështirësi në lëvizje dhe në frymëmarrje, pasi trashësia dhe konsistenca e batakut kërkon nga muskujt tanë më shumë punë për të përballuar trysninë e prodhuar prejt tij . Me kalimin e kohës përpjekja për të përballuar këtë trysni shkakton lodhjen e muskujve tanë dhe vecanërisht të muskujve te frymëmarrjes. Në këtë përpjekje, fillimish do të vëmë re, rritjen e frekuencës së frymëmarrjes dhe lodhjen në përgjithësi. Si rezultat, rritja e lodhjes muskulare do të rrisi proporcionalisht nivelin e mosbesimit për ta përballuar me tej këtë përpjekje dhe për rrjedhojë, edhe fjalët që prodhohen nga kjo situatë mosbesimi.

Të gjithë ne mund të përfytyrojme fjalët që mund të dalin në këto momente. “Po vdes”, shpreh mosbesimin se mund ta përballojmë këtë situatë, “po mbytem”, shpreh vështirësinë në frymëmarrje, “po torturohem”, shpreh lodhjen që kanë muskujt. Intensiteti i zërit dhe përsëritja e së njëjtës fjalë shpreh ankthin dhe frikën se mos nuk po na dëgjojnë dhe nuk po shikojnë situatën në të cilën jemi. E gjithë kjo përpjekje në ankth dhe në frikë shton harxhimin e energjisë, kaq të vyer, për të përballuar sa më gjatë këtë situatë.

Virtyti, Aristokrati, Autiku dhe Skizofreni

Shkëputemi për një moment dhe ndryshojmë ambient, duke e zëvendesuar batakun me ujë te ngrohtë, në temperaturë dhe përbërje minerale si në trupin tonë. Ajo që ndodh në ujë, ndryshe nga bataku, është lëvizja ose zhvendosja e ujit, për të na pranuar butë dhe ëmbël brenda tij. Pesha e trupit nuk ndihet dhe lëvizjet tona janë të lirshme dhe harmonike, duke na shkaktuar hare. Në të dyja rastet, ambientet e përfytyruara quhen stimuj dhe shkaktojnë ndjesi, të cilat sigurisht kanë ndryshim thelbësor mes tyre. Ajo që është më e rëndësishme është se, secila nga ndjesitë provohet pak a shumë njëlloj nga i gjithë komuniteti ynë, që është në batak ose në ujë.

Kthehemi përsëri në batak dhe secilit prej nesh, tani i kërkohet të përfytyrojë ndjesinë e perceptuar në ujë, duke qenë në batak. Eshtë e natyrshme që shumica prej nesh të mendoje se është e pamundur, për më tepër kur qëndrimi ynë në batak zgjatet në kohë. Shumëkush, me të drejte, mund të thotë, jo, është e pamundur. Por, jo të gjithë, nuk mund ta përfytyrojnë realitetin e bukur, duke përjetuar një realitet me stimuj negative, kaq të fuqishëm, sic është bataku. Sidoqoftë, teorikisht, nga moria e të gjithë njerëzve, rezultojnë disa individe, që mund të perballojnë dhe madje të tejkalojnë parashikimet nëpermjet përfytyrimit. Këta njerëz, sipas Homerit, karakterizohen nga virtyti, i cili ( virtyti), sipas tij “është cilësia e Aristokratit, ( njeriut në gjendjen perfekte), që shprehet nëpërmjet fuqisë trupore dhe guximit dhe i jep këtij atributin për të ekzekutuar të përkryerën ose të realizoje atë që mendon”. Në këtë këndvështrim kemi një zgjidhje, për të përballuar stimujt negative që provokon bataku. Në analizen që mund t’i bëjmë thënies së gjigandit të antikitetit, ekziston matematikisht mundësia e përballimit të situatave idealisht të pamundura, sepse “Aristokrati” ka atributin të ralizojë atë që mendon, pra idenë që përfytyron, sepse ka guximin që rrjedh prej forcës së tij trupore.

Kjo thënie sqaron më së miri diversitetin ndërmjet nesh dhe shprehet nëpërmjet aftësive për realizimin e ideve që ne përfytyrojmë.

Ekstremi tjetër i këtij këndvështrimi është individi, që nuk mund të realizoje asgjë prej atyre që përfytyron dhe ky është individi i sigurt, në deshtimin e përballimit të stimujve që prodhon bataku. Logjikisht, ky i fundit do të përjetojë më fort dhe më keq stimujt negative që prodhon bataku, ai nuk ka asnje mundësi, që duke qenë në batak të përfytyroje sikur është në ujin e ngrohtë, që prodhon ndjesinë e haresë. Individi tjetër, ndryshe nga “Aristokrati”, që karakterizohet nga qetësia ideale dhe mund të perceptoje me qartësi ideale ndjesitë e gjithë të tjerëve, nuk ka asnjë mundësi që ta realizoje këtë proces, sepse ky individ është në ankth, ne frike dhe alarm, atributi i tij i vetëm është të perceptoje vetëm ndjesitë e tij, të cilat ne i emërtojmë sipas situatës, krizë paniku, autizëm ose skizofreni.

Elita dhe idetë

Duke patur në dorë te dyja anët e kësaj qenësie, ne shumë thjesht mund të përllogarisim dhe kuotojmë individët e një komuniteti, sipas kësaj njësie matëse. Kjo njësi matëse është një segment, i cili në një ekstrem përfaqësohet nga individi, qe nga moria e pafundme e pamundësive gjen të vetmen mundësi të realizimit dhe në ekstremin tjetër qëndron individi, i cili, nga moria e pafundme e mundësive të realizueshme gjen te vetmen mundesi te parealizueshme.

Ajo qe neve na intereson ne kete ceshtje eshte pjesa e individeve, te cilet tentojne drejt virtytit ose Aristokratit. Keta individe kane atributin te gjejne zgjidhje per veten e tyre dhe per te tjeret, në morinë e pafundësisë së pamundësive, për të shpëtuar njëherë e mirë nga ndjesite që prodhon bataku. Ata mund të na përcjellin dhe të na mesojnë se si ne mund të përfytyrojmë ndjesine që prodhon uji dhe mënyrën se si mund të dalim nga bataku. Këta individe afër “Aristokracis딝 mund të mos jenë domosdoshmërisht njerëz të cilët prodhojnë të mira materiale apo para, mund të mos kenë diploma dhe tituj të përftuara nëpërmjet studimeve në universitetet më të shquara, nuk janë as politikane, të cilët prodhojnë propagandën dhe as të zgjedhurit e këtyre të fundit, që bëjnë analizën politike në mas-mediat tona. Këta individë janë ata që prodhojnë idetë më të mira në castet më të vështira. Këta njerëz janë gjatë gjithë kohës, në cdo komunitet ose popull dhe quhen elita ose të urtët.

Idetë shprehen nëpërmjet fjalëve dhe sa më të sakta dhe të drejta të jenë ato, pra sa më afër virtuales të jenë, aq më te vlefshme dhe utilitare bëhen nga pjesa tjetër e komunitetit që vuan në batak, por që njëkohësisht ka prodhuar këtë elitë.

Idetë e elitës mund të jenë disa, kështu që ato kërkohet të përzgjidhen, cila është më prioritarja për momentin e dhënë. Renditja e tyre sipas prioriteteve kërkon një balancim shumë te kujdesshëm dhe të paanshëm me qëllim që te utilizohen sa më mirë dhe sa më përshtatshëm nga komuniteti, në momentin që i nevojitet. Ky proces i vlerësimit dhe balancimi të ideve nuk kërkon që të realizohet, as para dhe as pushtet, ajo që kërkon ky proces është demokracia dhe drejtësia ndërmjet vete elitës. Demokraci, në këtë rast do të thotë pjesëmarrja pa përjashtim e të gjithë elitës në proces. Drejtësi do të thotë vendosja e rendit të ideve sipas prioriteteve që ka cdo ide, në interes të përdorimit të tyre nga komuniteti, në momentin që i nevojitet. Nëse vendoset demokracia dhe drejtësia në elitë, ajo rrjedhimisht do të reflektohet në cdo nivel të marredhënies së komunitetit, për të dale nga situata, që në rastin tonë konkret është bataku.

Si ka mundësi që një ide, e cila shprehet me një ose disa fjalë, të ndikojë në përftimin e shtuar të ndjesisë së keqe, të nxitur nga bataku ose anasjelltas të përftojmë fuqinë për përballimin e nxitësve negative, në nivel komuniteti? Cfarë fjale është kjo ide, që ndikon në perceptimin ndryshe, të ndjesive të një komuniteti ?

Për të kuptuar diferencën midis fjalëve, ne duhet të kthehemi përsëri te diferenca e konsistencës ndërmjet batakut dhe ujit. Sic thamë më lart, konsitenca e batakut është krejt ndryshe nga ajo e ujit dhe kjo diferencë përcakton në fakt së cilat ndjesi do të perceptoje komuniteti .

Të urtët, urtësia dhe njësia e kuotimit

Zgjidhja e kësaj enigme kalon nëpërmjet një procesi që quhet urtësi. Procesi i urtësisë është procesi se si të urtët gjykojnë. Urtësia quhet ndryshe “ëisdom” ose “sophia” dhe është shkenca për zbulimin e principit fillestar, sipas Aristotelit. Ekzaktësia dhe dobishmëria e saj, sipas Aristotelit, qëndron në faktin se sa afër principit fillestar shkon ky proces. Principi fillestar është njësia më e vogël e matjes së një fenomeni apo ideje, përtej kësaj njësie qëndron “asgjeja” ose “rregulli” i palëvizshëm, i cili është pa asnjë ndodhi. Për të kuptuar më qartë këtë njësi matëse, duhet të shkojmë në njësinë më të vogël , që është e përbashkët si tek bataku, ashtu edhe tek uji. Kjo njësi është më e vogël se grimca kimike, madje më e vogël edhe se grimcat që ne përdorim në fizikë, sic jane atomi apo elektroni. Kjo njësi është “quanty”, ose “cilësia”, e cila gjatë gjithë kohës qëndron në dilemën “a është një grimcë apo është një “asgje”. Nëse ne përdorim quantin si njësi matëse të principit fillestar të batakut dhe ujit, pa diskutim, që këto dy kuante nuk kanë ndryshim nga njëra-tjetra, si ai i ujit ashtu edhe ai i batakut. Ata, gjithë kohën do të qëndrojnë në dilemën nëse janë “grimca apo asgje” ( atom-i pandashëm).

“Quanti” është e njëjta njësi për mjedisin, sic është individi për shoqërinë. Ky i fundit ne në greqishten e lashte konsiderohet “atom”, që do të thotë, i përbërë nga dy element të pandashëme. Këto dy elemente janë, materia( trupi ynë) qe mund ta shikojmë dhë prekim dhe mendimi( “ realiteti i asgjës”) të cilen as mund ta shikojmë as mund ta prekim.

Të dyja quantet, të ndara vec e vec, si ai i ujit po ashtu edhe ai i batakut janë të palëvizshëme dhe të pakohë, ata janë të njëjtët. Kur ne mbledhim të gjithë pafundësinë e quanteve si të batakut ashtu dhe të ujit, mund të shikojmë statikisht se si ato marrin formë, kohë dhe krijojnë tipar, pra fillojnë të lëvizin. Në këtë fazë, ata fillojnë të diferencohen nga njeri- tjetri, bataku fillon dhe krijon tiparin e batakut dhe uji nga ana e tij tiparin e vet. Lëvizja është vete procesi i përbashkimit të këtyre quanteve, vetëm kur ata lëvizin, ne mund t’i përceptojmë, në palevizshmeri ata janë në pakohë, ata janë të ndarë dhe praktikisht janë “asgjëja”.

E njëjta ndodh edhe me individët, ata nuk mund të dallohen se cilit ekstrem i takojnë, pa lëvizur dhe pa u shprehur me fjalë, ata janë thjesht individ (atomo). Te lëvizurit dhe te shprehurit marrin jetë vetëm kur individi, i mirë apo i keq është pjesë e shoqërisë njerëzore. Pra shoqëria është procesi i përbashkimit tonë, ashtu sic është lëvizja për “quantin”.

Në këtë këndvështrim, procesi i përbashkimit të ketyre quanteve që është lëvizja, e cila përcakton njëkohësisht, nëse mjedisi do të jetë batak apo ujë. Po ashtu lëvizja përcakton,nëse do të jetë “njeriu në situatën perfekte” apo individi që i përket ekstremit tjetër. Vecoria që e ben lëvizjen shënjën dalluese për cdo realitet, është ritmi. Cdo quant ose individ ka një ritëm të vetin, që është lëvizja karakteristike për secilin proces të përbashkimit midis tyre,që ka si produkt përfundimtar atë që ne shikojmë dhe perceptojmë, pra batakun ose ujin ose shoqërine në rastin e bashkimit të individëve. Fakti që quantet, prodhojnë në të njëtin rezultat, pra ose në batak ose në uje, tregon se brenda vetes, kjo grimcë ka MEMORJE. E njëjta gjë ndodh edhe me individët, ata krijojnë shoqërine njerëzore.

Nga ana tjetër karakteristikat e lëvizjes së këtyre kuanteve në procesin e përbashkimit të pafundësisë së tyre shkaktojnë diferencat në ndjesitë tona. Ashtu sic krijojnë edhe diferencat në mardhëniet tona. Pra ndjesinë e keqe që shkakton bataku ose të mirën që shkakton uji, kur ato bashkëveprojnë me quantet tona. Kështu që, bashkëveprimi i quanteve tona me ato të batakut ose ujit shkakton perceptimin e ndjesisë tek ne, po ashtu sic shkakton edhe bashkveprimi midis njerëzve . Fakti që këto grimca reagojnë ndaj lëvizjes së grimcave të tjera, tregon gjithashtu inteligjencën, që ato përmbajnë brenda vetes. I njëjti proces ndodh edhe në marrëdhëniet midis individëve ne shoqërinë njerëzore, kur ne ndryshojmë sjellje si rezultat i ndikimit të të tjerëve.

Ndërsa ne e shprehim perceptimin në marrdhëniet tona në shoqërinë njerëzore nëpërmjet fjalëve, edhe bataku apo uji, nga ana e tyre kanë perceptimin e vet ndaj kuanteve tona kur jemi në batak ose ujë. Ky perceptim shprehet me vendin që hapin, përkatësisht bataku dhe uji, kur ne jemi brenda tyre, si edhe ndryshimin e temperaturës , lëvizjes dhe konsistencës së tyre. Pra, në fund të fundit, kjo marrëdhënie rezulton në ndryshimin e ritmit të lëvizjes për secilin lloj quanti.

Tingulli si simboli matematikor i ndjesisë. Lëvizja dhe Ritmi

Cdo lëvizje shkakton një valë, që do të thotë se ndryshimi i ritmit të lëvizjes së kuanteve tona, si rezultat i bashkëveprimit të tyre me quantet e batakut apo ujit rezulton në një ritëm të përcaktuar vale ose diagrame, e cila kur mblidhet statikisht formon tingullin,të cilin ne e shprehim në fjalë, ndërsa bataku dhe uji me zhurmën e tyre karakteristike për secilin. Ashtu si cdo lloj bataku apo uji ka ritmin e vet të lëvizjes së quanteve në procesin e tyrë të përbashkimit të pafundësisë së tyre, po ashtu edhe neve kemi ritmin individual te lëvizjes, në këtë proces përbashkimi në shoqërinë njerëzore. Ky ritëm përcakon individualitetin për secilin prej pjesetarëve të një komuniteti njerezish, ai përcakton qenësinë tonë.

Ritmi ideal i bashkimit të kuanteve të ujit krijon sferen ideale të ujit, ndërsa ritmi i përbashkimit të quanteve të batakut është një nga ritmet më të largëta me sferën ideale.

Ritmi ideal i bashkimit të kuanteve tona është ai i “Aristokratit”, të cilit i afrohet ritmi i të urtëve. Duke qenë se ritmi i të urtëve është afër ideales, ndikimi i ritmit të batakut mbi këtë të fundit do të jetë minimal në largimin nga ritmi ideal, ndërsa tek ritmi i individit në ekstremin tjetër, që spjeguam më lart, do të ketë ndikimin maksimal. Madje mund të themi që, ky ritëm i fuqishëm i të urtit, që është afër ideales ndryshon në kahjen pozitive ritmin e vete batakut.

I njëjti proces, në kahjen e kundërt ndodh edhe me individët e ekstremit tjetër, edhe ata duke qënë afër ideales në kahjen negative, kanë ndikim mbi lëvizjen përbashkuese të quanteve të batakut. Ndikimi i tyre mbi batakun e ndryshon atë në kahjen negative, kështu që bataku nga ana e vet do të përkeqësojë tiparet e veta drejt të keqes më të keqe. Kështu,ai do të tentojë të rrisi drejt maksimumit ndikimin e ndjesive negative në komunitet dhe anasjelltas në vazhdimësi. Ndjesia e keqe e komunitetit do të ndikojë në përkeqësimin e batakut. Në këtë kuptim, ritmi i përbashkët i individëve në ekstremet e segmentit, që përmendëm më lart nuk ndikon vetëm tek komuniteti njerëzor, pra në shoqëri, por edhe në pjesën tjetër të materies, përfshi këtu edhe ndikimin mbi vete botën që na rrethon

Nëse balanca anon nga kahja negative, atëhere bataku, që është njëkohësisht edhe ambienti shoqëror, sepse ne këtë rast, të gjithe jemi të zhytur aty, bëhet gjithmone e më shumë, nxitës i ndjesive të këqia, në kahjen e autizmit dhe skizofrenisë, sic është frika, depresioni, pagjumësia e kështu me radhë. Në këtë situatë, cdo individ i shoqerisë ose i komunitetit është i prirur të dëgjojë vetëm percepsionet e veta negative,askush nuk mund të degjoj cfarë predikojnë të urtët. Kjo ndodh sot, po e përjetojmë, përditë e me tepër… për rrjedhojë janë të përligjura fenomenet sic janë, korrupsioni, vjedhja e parave publike, gënjeshtra, mashtrimi, përdhosja e shtetit, etj.

Në këtë situate, matematikisht zgjidhja do të jetë që, nga më e keqja të zgjedhim më të keqen dhe për rrjedhojë, fjalët e këqia do të mbizotërojnë në marredheniet mes komunitetit tonë njerëzor

Tani, ju lutem, shtoni dhe ndikimin e erës së keqe dhe qelbësirllëkut, të cilat edhe këto përkeqësohen në tiparet e veta. Kjo zallamahi e jetës tonë të përditshme, emërtohet “frymë e keqe”.

E kundërta ndodh, nëse balanca anon në kahjen pozitive, qetësia na krijon mundësine të orientohemi drejt harmonisë në veprimet tona të përbashkëta, rrjedhimisht mirëqënia dhe mirekuptimi do të mbizotërojë ndërmjet komunitetit njerëzor.

Matematikisht, zgjedhja do të jetë më e mira, në cdo moment që do të kërkohet. Kjo, ndryshe emërtohet “frymë e mir딝, në shoqërinë njerëzore.

.

Share: