Home KRYESORE DEKRIMINALIZIMI DHE DIFERENCA ME DEKOMUNISTIZIMIN!

DEKRIMINALIZIMI DHE DIFERENCA ME DEKOMUNISTIZIMIN!

Nga Albert Nikolla

Dekriminalizimi dhe dekomunistizimi janë dy gjëra të ndryshme. T’i ngatërrosh me njëra-tjetrën është naivitet politik dhe mungesë njohjeje kulturore e përmasës së tyre kulturore. Ligji që u miratua mbrëmë në Kuvend është një hap i rëndësishëm që i hap rrugë pengimit të zgjedhjes së personave të dënuar penalisht. Kjo është detyrë e Kuvendit, si organ ligjbërës, dhe e bëri. Dekomunistizimi nuk është e nuk mund të reduktohet në proces ligjor. Para së gjithash, ai është proces kulturor dhe si i tillë tharmohet dhe përftohet kryesisht brenda partive politike, në universitete, në shoqata kulturore, nisma debatesh politike e sidomos ideologjike. Dekomunistizimi është kulturë, është proces etik. Ligji dhe morali nuk mund të barazohen. Nëse barazohen, rezultati është diktatura. Pra, të paraqesësh ligj për dekomunistizimin në Kuvend është në rastin më të mirë, naivitet politik, në rastin më të keq, ngatërresë e ecurisë së dekriminalizimit. Nëse dikush nuk e ka bërë këtë gjë në 25 vite militim politik brenda organizmave që përmenda më lart, është ironi e kotë ta kërkojë që ta realizojnë deputetët në një minutë në Kuvend.

Share: