Home KRYESORE Diskriminimi i rradhes, rritja e pensioneve per disa artiste e sportiste

Diskriminimi i rradhes, rritja e pensioneve per disa artiste e sportiste

Qeveria “Rama” nen shembullin e qeverise “Berisha” ka vendosur të rrisë pensionin për disa artistë dhe sportistë. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të publikuar në Fletoren Zyrtare, Elena Kadare, Moikom Zeqo, Isa Tare, Kristaq Leno, Kujtim Kasmi, Nestor Jonuzi, Neptun Bajko, Koço Çomi, Aziz Tahiri, Hektor Dule dhe Kreshnik Tartari, do të marrin një shtesë në pensionin e tyre në masën 27 mijë lekë të reja. Qartazi veprime te tilla favorizojne njerezit afer partise dhe diskriminimi nuk ndalon ketu! Ndersa thuhet ne pafundesi lindim te barabarte dhe jemi te barabarte perpara Ligjit dhe Shtetit keshtu diskriminohen qindra mijera qytetare qe fati i ka cuar te punojne ne sektore te ndryshem ku nuk i sherbehej propagandes se rradhes, por ekonomise se vendit. Te gjithe keta u shperblyhen thjeshte me “letra me vlere” por qe skane nje te tille financiare. Ky diferencim qe bejne qeverite tona eshte thjeshte diskrimini i radhes dhe nuk mbaron ketu…

Share: