Home KRYESORE E kam atë titull profesor sigurisht, por edhe një nxënës pakalues…*

E kam atë titull profesor sigurisht, por edhe një nxënës pakalues…*

Nga Artan Fuga

Faleminderit për vlerësimet ndaj meje, sikur çoç kam bërë, por kujdes kur më thoni “profesor”. E kam atë titull sigurisht, por po të matem me “dijet” që kërkon ligji për arsimimin e lartë, unë jam një nxënës pakalues.

Ose unë mbes në klasë dhe thyej qafën në provim për vjeshtë, ose ligji për arsimin e lartë thyen qafën dhe del jashtë qarkullimit.

Pse mbes në klasë?

1. Sepse ligja kërkon me injorancë të pashoqe që strukturat bazë mësimore universitare të formësohen sipas disiplinave të ngjashme ose të afërta, kurse unë e di si buka që ha se ndërdisplinariteti, pra ndërthurrja e shkencave fort të ndryshme dhe jo të afërta është e vetmja zgjidhje për formimin e rinisë shqiptare si gjithë bota.

2. Sepse ligja me konservatorizëm të verbër thotë se shkencat sociale ndahen nga ato teknike dhe natyrore, kurse unë e di si drita që të vret sytë se shkencat sociale dhe humane mund të zhvillohen duke i ndërthurur me ato teknike dhe natyrore.

3. Sepse ligja për arsimin e lartë mendon se dija dhe shkenca që u transmetohet studentëve mund të klasifikohet (rankohet – thonë – rënkohet) si ciklistët në garë, i pari, i dyti, i treti, kurse unë e di mirë se sot dija është e diversifikuar dhe nuk ka metër universal matës.

4. Sepse ligja e arsimimit të lartë me hipokrizi kërkon që lëndët të jepen sipas disiplinave, ku një shkencë e tërë të jepet brenda 20 orësh psh, rrufe, kurse unë e di se sot kjo ka mbërdhif dhe se dijet jepen orientuar sipas çështjes dhe problemit konkret. Ne nuk shkenca sociale dhe humane, por ideologjira.

5. Sepse ligja për arsimin e lartë ndan vlerësimin e mësimdhënies nga vlerësimi i kërkimit shkencor, një padituri totale, kurse unë e di se shpëtimi vjen vetëm nëse mësimdhënia është pjesë e pandashme e kërkimit shkencor aksion.

6. Sepse ligja për arsim të lartë në mënyrë autoritare kërkon që studenti të rregjistrohet dhe të mbetet rob i profesorit që ja cakton fakulteti, kurse sot në botë studenti zgjedh lëndën, por zgjedh edhe profesorin, duke u rregjistruar jo pranë një fakulteti vetëm, por edhe pranë një profesori.

7. Sepse ligja për arsimin e lartë u premton studentëve vetëm diploma që nuk i duhen as dreqit të keq, i cilëson si dijetarë, kurse unë e di se zgjidhja është kur studentët marrin profesione. Arsimi i lartë kështu bën krim për jetën e studentëve sepse i lë pa punë. Ligji për arsimin e lartë pra duhet dekriminalizuar si Kuvendi.

Ja ku ligja arsimore e lartë e mbyt universitetin.

Unë nuk dua ta them sepse e kam stërthënë, nuk kam fiksasione, por si t’i shoh në sy studentët e mi kur e di që korniza juridike e vendit time e shkatërron shkencên dhe arsimin universitar duke na rrezikuar për të na bërë kombin më injorant të Planetit.

Arsimin e lartë e hedh te Lana !

Unë nuk e kaloj konkursin për pedagog poqese në juuri janë ata ose ato, ai ose ajo që ka bërë ligjin e rënkimit të arsimit të lartë.

“Rankimi dhe rënkimi” ishte titulli origjinal!

Share: