Home KRYESORE Edhe Shqipëria hap siparin e ndëshkimeve të ish ministrave…?

Edhe Shqipëria hap siparin e ndëshkimeve të ish ministrave…?

Ministria e Energjisë ka paditur tre ish-ministra, dy ish-zëvendësministra dhe këshilltaren e Berishës, për shkelje në privatizimin e OSSH-së. Të paditurit janë Ridvan Bode, Genc Ruli, Florion Mima, Enno Bozdo dhe Zana Guxholli…

Deklarata e plote e Ministrisë se energjise

Ministria e Energjisë dhe Industrisë përfundoi auditimin e procesit të privatizimit të OSSH sh.a dhe zbatimin e Kontratës së Shitjes së Aksioneve të shoqërisë. MEI shpresoi se ky proces, së bashku me shkaqet e lindjes së konfliktit me CEZ Shpërndarje, do të auditoheshin nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por fatkeqësisht, KLSH në shkelje të standardeve ndërkombëtare të auditimit, kontrolloi vetëm procesin e zgjidhjes me mirëkuptim të mosmarrëveshjes. KLSH nuk kontrolloi bazën e lindjes së këtij konflikti, të veprimeve apo mosveprimeve të institucioneve të shtetit shqiptar, të cilat shkaktuan këtë konflikt dhe dëmtuan rëndë interesat e shtetit shqiptar.

ministria e energjiseNë këto kushte, dhe në dobi të interesit publik, MEI vendosi të auditoje të gjithë procesin e privatizimit të OSSH duke filluar që nga krijimi i saj, përgatitjen për privatizim, hartimin e kuadrit ligjor përkatës, ndjekjen dhe zbatimin e procedurave të privatizimit, procesin e tenderimit, negocimin e kontratës, përmbylljen e procesit të privatizimit, zbatimin e kontratës së privatizimit, veprimet apo mosveprimet e institucioneve gjatë zbatimit të kontratës, ndërhyrjen e Qeverisë në vendimarrjen e institucioneve të pavarura si ERE, veprimet apo mosveprimet e institucioneve të shtetit shqiptar pas heqjes së licencës së shoqërisë CEZ Shpërndarje.

Mbi bazën e një analize të detajuar të dokumentacionit të administruar pranë MEI, por edhe të dokumentacionit të vënë në dispozicion nga institucionet e tjera si Kryeministria, MZHETTS, MF, ERE, OSHEE dhe KESH, konstatohet se privatizimi i OSSH, është një nga proceset më abuzive të kryera nga Qeveria e asaj kohe, i parakohshëm, në kundërshtim të hapur me aktet ligjore e nënligjore në fuqi dhe me praktikat më të mira të privatizimit në sektorët strategjikë, me elementë të pastër favorizues dhe të shkeljes së barazisë në tendera. Fakte që dëshmojnë qartë për një proces tejet fiktiv, me një fitues të paracaktuar, ende pa nisur mirë procesi i privatizimit dhe parashikueshëm që në fillim si një privatizim i dështuar.

Rezulton se këto veprime të paligjshme i kanë garantuar shoqërisë fituese të tenderit CEZ a.s. përfitime materiale të padrejta, duke dëmtuar rëndë me anë të veprimeve apo mosveprimeve të tyre, interesat e ligjshme të shtetit, të personave të tjerë juridikë dhe mbi të gjitha të konsumatorëve shqiptarë.

Në konkluzion të auditit konstatohet se veprimet ose mosveprimet e personave përgjegjës, të analizuara në mënyrë të detajuar në raport, kanë shkaktuar një dëm financiar që arrin në shumën 57,931,041,292 lek ose rreth 414 milion Euro.

22,806,087,840 lek si dëm i shkaktuar nga ngritja e çmimit tme pakicë 2010-2014. Vendim i ERE nr.100, datë 15.12.2010 ku çmimi mesatar rritet nga 8.45 në 9.53 lek/KWh.

13,603,704,156 lek si pasojë financiare nga rivlerësimi i borxhit të keq, për periudhën 31.12.2007-31.05.2009 sipas deklaratës rregullatore.

8,818,986,918 lek dëm i shkaktuar për efekt të ndryshimit të tarifës së shitjes së energjisë në vitet 2012-2014, për efekt të rritjes së borxhit të keq nga 14% në 16.85%.

5,980,000,000 lek dëmi i shkaktuar për falje detyrimesh për kredi afatgjata Mars 2009.

2,871,232,945 lek dëmi i shkaktuar për efekt të ndryshimit të tarifës së shitjes së energjisë në vitin 2011, për efekt të ndryshimit të humbjeve nga 32% në 34.65%.

1,900,000,000 lek dëm nga pranimi për pagesë detyrimi i pranuar i KESH por i paargumentuar për kohën e krijimit.

1,572,029,433 lek dëm i shkaktuar nga rregullimi i çmimit të marrëveshjes.

379,000,000 lek dëmi i shkaktuar nga kompensimi i diferencës tarifë shitjeje energjie për vitin 2009.

Bazuar në gjetjet e raportit, shkeljet e konsumuara dhe dëmi ekonomik që ka ardhur si pasojë e tyre, Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka depozituar në Prokurori kallëzimin penal përkatës për:

Genc Ruli, Ministër në ish METE dhe Neritan Alibali, Zv. Ministër në ish-METE, sëbashku me persona të tjerë, anëtarë të KVO, anëtarë të grupit të negocimit të marrëveshjes, kallëzohen pasi kanë kryer veprime e mos veprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë përgatitjes, zhvillimit të procedurave të tenderimit dhe negocimit për nënshkrimin e Marrëveshjes së Shitjes së 76 % të aksioneve të OSSH-së.

Enno Bozdo, Zv. Ministër në ish-METE dhe persona të tjerë të pa identifikuar, kallëzohen për propozim të akteve nënligjore, për tregues që janë kompetencë e institucioneve të pavarura rregullatore; si dhe kryerjen e veprimeve e mos veprimeve për ndjekjen e procedurave perkatëse pas heqjes së licencës së CEZ shperndarje.

Mimoza Vokshi, ish Drejtore e Përgjithshme e Shërbimeve Tregtare në ish METE dhe persona të tjerë të pa identifikuar, kallëzohen për veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrës lidhur me përgatitjen (paketimin) e OSSH sha për privatizim.

MARREVESHJA ME BB PER OSSH - Drejtori i OSSH, Sahit Dollapi, Ministri i Ekonomise Genc Ruli, Ministri i Financave Ridvan Bode dhe perfaqesuesja e Bankes Boterore Greta Minxhozi, gjate nenshkrimit te marreveshjes se garancise prej 60 milione euro, per garantimin e projektit te privatizimit te OSSH.
MARREVESHJA ME BB PER OSSH 

Ridvan Bode, ish Ministër në Ministrinë e Financave, Suzana Guxholli, ish Këshilltare pranë ish Kryeministrit si dhe persona të tjerë, kallëzohen pasi me veprimet e mosveprimet e tyre, në vitin 2012 kanë hyrë në një proces për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve rregullatore të lindura midis kompanisë CEZ Shpërndarje dhe ERE, si dhe kanë vijuar me dhënien e miratimeve, kanë ushtruar ndikim të paligjshëm, për vendime jashtë kompetencave të tyrë institucionale.

Florjon Mima, Ministër në ish METE si dhe persona të tjerë të pa identifikuar kallëzohen për kryerjen e veprimeve e mos veprimeve në kundërshtim me përmbushjen e detyrës, për ndjekjen e procedurave përkatëse pas heqjes së licencës së CEZ Shpërndarje.

Nga veprimet e mosveprimet e kundraligjshme të personave të lartpërmendur dhe personave te tjerë, kanë ardhur pasoja të rënda për interesat e Buxhetit të Shtetit dhe të publikut, si dhe janë krijuar përfitime të padrejta materiale për subjekte private. MEI kërkon fillimin e ndjekjes penale ndaj personave të kallëzuar, për kryerjen e vepres penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer veçmas dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal.

Provohet se të kallëzuarit dhe persona të tjerë, duke qënë persona që ushtronin funksionet më të larta publike në ish METE dhe apo në institucione të tjera, me veprime aktive dhe mosveprime, kanë synuar dhe realizuar ardhjen e pasojave të kundraligjshme, që janë:

”“ nxjerrja për privatizim i një shoqërie të sapo krijuar, por me rëndësi strategjike për interesat e vendit, e cila nuk kishte kryer asnjë bilanc energjitik të sajin, pa asnjë eksperiencë për të operuar në tregun e energjisë, pa astete të përcaktuara, duke e paraqitur OSSH si funksionale, me qëllim privatizimin me shpejtësi të saj,

”“ duke ndryshuar tregues të përcaktuar në Deklaratat Rregullatore, e duke marrë pushteti ekzekutiv kompetenca të Entit Rregullator;

”“ duke kualifikuar dhe shpallur fitues ofertuesin CEZ, në shkelje të hapur të kushteve minimale të performancës teknike, të cilat ishin shpallur me parë si kritere kualifikuese, e konkretisht në shkelje të VKM nr. 835 datë 11.06.2008, i ndryshuar;

”“ duke negocuar me kompaninë CEZ për nivelin e borxhit të keq që do të pranohej në llogaritjen e të ardhurave të kërkuara nga kompania, në kundërshtim e në kapërcim të kushteve të procedurës konkuruese, të përcaktuara më parë;

”“ duke negociuar për treguesin e humbjeve totale, si tregues i kushteve minimale të performancës teknike, i panegocueshëm;

”“ duke pranuar gjatë negocimeve të kryera, të gjitha kërkesat e ofertuesit të bëra gjatë paraqitjes së ofertës teknike, nga mosnjohja e situatës, si pasojë e mosfunksionimit real të OSSH dhe mosqënies së saj e gatshme për privatizim,

”“ mosvazhdimin e procesit për rivlerësimin e cmimit të shitjes, sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara në nenin 3.3, të MSA datë 11.03.2009, dëshmon qartë për një proces fiktiv, me fitues të paracaktuar, me parregullsi dhe shkelje të shumta, duke i sjellë atij përfitime të padrejta e të pa merituara si dhe duke dëmtuar rëndë interesat e ligjshme të shtetit dhe publikut, per shumen 57,931,041,292 leke/ 414 Milion Euro.

Konstatohet se persona me autoritet shtetëror, pa asnjë tagër ligjor, kanë hyrë në një proces për zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve rregullatore të lindura midis kompanisë CEZ Shpërndarje dhe ERE. Nuk administrohet asnjë dokumentacion se mbi cfarë baze është ngritur Grupi i Punes dhe cili ka qënë qëllimi i tij. Për më tepër, mbi bazën e fakteve të mësipërme, konstatohet se këta persona, në tejkalim të plotë të kompetencave që u ngarkon ligji, kanë rënë dakort me CEZ në dëm të interesave të një kompanie tjetër publike, siç është KESH.

Gjithashtu, provohet se këta persona kanë vijuar me dhënien e miratimeve dhe kanë ushtruar ndikim tëpaligjshëm, për një vendimarrje që nuk i takonte institucionit të tyre, por ERE-s si një institucion i pavarur, i ngarkuar me ligj, për miratimin e tarifave të energjisë elektrike.

shtylla tensioniGjithashtu mos veprimet e strukturave përkatëse, pas heqjes së licensës, e konkretisht: ”“ mosveprimi në drejtim të vlerësimit të aseteve të shoqërisë CEZ sha; ”“ mosveprimi për fillimin e procedurave të shpronësimit të aksioneve, kundrejt një shpërblimi të drejtë, si dhe për mbledhjen e dokumentacionit provues; ”“ mosmarrja e veprimeve për hapjen e procesit gjyqësor ndërkombëtar ndaj kompanisë CEZ për mospërmbushje të detyrimeve të saj, të përcaktuara në kuadrin rregullator specifik, dëmtuan rëndë pozitën mbrojtëse të shtetit në arbitrazhin ndërkombëtar të filluar vetëm nga CEZ dhe jo nga pala shqiptare.

Mos veprimet e mësipërme, kanë qenë të qëllimshme, e me pasoja të rënda për Buxhetin e Shtetit, në kuadër të përfitimeve e privilegjeve të pa drejta që i ishin lejuar shoqërisë CEZ a.s. që në momentin e shpalljes fitues për privatizimin e OSSH, duke lënë pezull problemet, si dhe duke i lënë kësaj shoqerie kohë dhe mundësi për të filluar procesin gjyqësor ndaj shtetit shqiptar, e madje duke i krijuar CEZ a.s. hapësira e argumenta edhe për ta fituar këtë proces.

Share: