Home KRYESORE Edi Rama flet për deklaratat ndaj Veriut…

Edi Rama flet për deklaratat ndaj Veriut…

Kryeministri Edi Rama ka folur ne Parlament dhe përsëri për deklaratën që bëri nga Saranda, e që u përkthye me shpejtësi si përçarje e shqiptarëve në veriorë dhe jugorë. Nga foltorja e Kuvendit Rama sqaroi: Nuk ka në jug asnjë okupator tjetër që të ketë marrë tokat e familjeve atje përveç atyre që ti i di shumë mirë që janë një grusht i vogël njerëzish që kanë përvetësuar mijëra e mijëra hektarë jo për të ndërtuar shtëpi, siç bënë ata që erdhën nga veriu, por për tu pasuruar. Janë 50 mijë hektarë të cilat sot janë verifikuar që janë marrë me falsifikime nga pronarë inekzistent. Ky ja ka dhënë ato prona, por ato do t’i kthehen shtetit dhe pronarëve atje. Shefi i mazhorancës vijoi më tej duke thënë se është pikërisht ish-kryeministri Berisha i cili ka nxitur ndër vite përçarjen e shqiptarëve në varësi të origjinës së tyre. Këtë e ka bërë me çdo kryeministër – tha Rama, – ndaj sipas tij është Berisha ai që duhet të kërkojë falje.

Share: