Home KRYESORE Evropa – adresë e gabuar për protestë!

Evropa – adresë e gabuar për protestë!

Nga Sali Bytyci

Nëse qytetarët e Kosovës duhet të protestojnë, duhet të protestojnë në radhë të parë kundër klasës së tyre politike dhe inteligjencies, të dyja të korruptuara deri në palcë, jo kundër Evropës!

Për klasën politike, duke përfshirë edhe atë që është në opozitë e që ishte në pushtet në të shkuarën, sot nuk do të shkruaj , sepse bëmat e saj dihen botërisht, ndërsa do të përmend vetëm dy “çështje” të inteligjencies:

1. Akademia. ”“Strehë badihavxhinjsh, të cilët pa bërë gjë, disa prej tyre vjershaxhinj, përrallaxhinj, vizatues etj. (disa edhe pa shkelur fare në të) në muaj paguhen nga 1500 euro, gjatë gjithë jetës, ndërsa edhe gjashtë muaj pasi të vdesin, në kontot e familjeve të tyre duhet të shkojnë nga 1500 euro (po flasim sa i marrin sot), ndërkaq po bënë ndonjë “pun딝, paguhen ekstra! Dhe kjo nuk quhet “pag딝, po “shpërblim”!

Arsyetimi i këtij shpërblimi është se dikush gjatë jetës së tij ka shkruar ndonjë libër, dikush ndonjë doracak, dikush vetëm një libër; me të cilat kanë marrë titujt e mundshëm deri në pensionim, i kanë arsyetuar pagat e tyre gjatë gjithë jetës dhe tani “shpërblimi” shtesë, por edhe pas vdekjes!!!

Të gjitha këto privilegje, i marrin si pjesëtarë të popullit më të varfër të Evropës!!!

Ndërkaq populli kërkon shpëtim me ikjen në Evropë!

2. Plagjiatura. ”“Çfarë u bë në Kosovë kundër plagjiaturës, kur dihet që ky fenomen që i ka prekur shoqëritë më të ngritura, në masë më të madhe e ka prekur Kosovën? Asgjë. Përse? Me arsyetimin se ka shumë plagjiaturë në Kosovë, ndaj më mirë është që të mos hyhet më thellë në këtë fenomen!

Po plagjiatura sanksionohet në gjithë Evropën, ndërkaq tek ne nga ajo njerëzit marrin grada shkencore, zënë vende të larta në politikë dhe arsim, marrin honorarë, hyjnë edhe në Akademi (sigurojnë privilegje edhe pasi të vdesin)! Në Kosovë, për plagjiaturë as qimja nuk mund t’i mungojë askujt, nëse nuk bie vetë nga pleqëria apo nga ndonjë sëmundje e flokëve!!!

Studentët po, ata mund të sanksionohen po të zihen në plagjiaturë! Mund të marrin ndonjë dënim nga profesorët e tyre plagjiatorë!

Kundër Evropës protesta, jo populli im i dashur, këtu i ke ata kundër të cilëve duhet të ngrihesh, bile në këtë je shumë i vonuar! Problemin e ke këtu, zgjidhe, kot kërkon shpëtim në sorollatjen nëpër Evropë!

Share: