Home KRYESORE FLI, FLI SHQIPËRI KOSOVA ME DYSHTETËSI!

FLI, FLI SHQIPËRI KOSOVA ME DYSHTETËSI!

Nga Fadil Maloku

1.Decentralizimi dhe Asociacioni, po e ndan (tash edhe de jure!) në dysh (shqiptarofon dhe serbofon) Kosovën! Këtu s’ka asnjë mëdyshje! Mashtrohen gjithë ata që mendojnë ndryshe!

2.Këtë akt dhe fakt dyshtetësie, realisht vetëm sovrani ka të drejtë ta aprovojë apo ta refuzojë! Deputetët aktual, s’e gëzojnë (as politikisht e as moralisht!) këtë të drejtë për ta legalizuar dhe legjitimuar këtë dyshtetësi! Për një arsye të vetme; SOVRANI s’i ka mandatu fare ata për këtë çështje!

3.Derisa, Serbia edhe juridikisht (se; ekonomikisht po se po!) po involvohet (lexo; amputohet përmes; decentralizimit dhe tash Asociacionit!) në jetën publike politike kosovare, nëna Shqipëri është vënë ne gjumë dogmatik!!!

Share: