Home KRYESORE Historia institucionale është bere,por besoj se nuk është keq ta njohim atë,...

Historia institucionale është bere,por besoj se nuk është keq ta njohim atë, pa pretenduar ta ribejme..

Nga Elmaz Sherifi

Ne dhjetorin i vitit 1921, brenda 16 diteve u nderruan tre qeveri. Te duket sikur fundi i vitit, perkonte me fundin e qeverive.

Pasi u rrezua ne menyre jo kushtetuese qeveria e Pandeli Evangjelit, më 6 dhjetor 1921, Këshilli i Naltë, me firmen e Aqif Pashe Elbasanit dhe Luigj Bumçit, nxori dekretin mbi formimin e qeverisë së Qazim Koculit,me Minisrer te Mbrendshëm, z. Luigj Gurakuqi, Min i Drejtësisë z.Hoxha Kadri, Min. i Luftës, z.Zija Dibra, Min. i Jashtëm At Fan Noli, Min. i Financavet z.Ahmet Dakli,-Min. i Arsimit z.Haki Refik Tirana dhe Min. P. Botore, z.Koço Tasi

Po më 6 dhjetor 1921, Qazim Koculi lajmëroi Pandeli Evangjelin se Këshilli i Naltë e kishte shkarkuar dhe ishte ngarkuar të formonte qeverinë e re. Pas disa oresh, Koculi shkoi tek Aqif Pasha, dhe dha dorëheqjen.

Aqif pashë Elbasani, me 7 dhjetor 1921, me firmen e tij, pasi anetaret e tjere te Keshillit Nalt nuk ishin ne Tirane, emëroi Hasan Prishtinën kryeministër dhe ministër të Punëve të Jashtme.

H. Prishtina më 7 dhjetor 1921 formoi qeverinë e tij me Zija Dibrën si ministër të Luftës,Hoxha Kadriun ministër të Drejtësisë, Fan Nolin ministër të Jashtëm dhe Luigj Gurakuqin ministër të Brendshëm. Noli ishte vënë në listën e ministrave pa dijeninë e tij, Hasan Prishtina i dërgoi një telegram imzot Fan Nolit në Korçë, të cilin e njoftonte mbi rënien e qeverisë së Pandeli Evangjelit dhe e ftonte të bashkëpunonte me të, me tekstin “Sa do qi Këshilli i Naltë i a kish ngarkuem barrën e formimit të Kabinetit të ri Z. Qazim Koculit edhe ky tue qenë se Bajram Fevziu dhe Mustafa Maksuti nuk deshën ta dorëzojnë qeverinë u shtrëngue të japi dorëhekjen mas 24 orëve. Atë here u ngarkuesh unë për formimin e Qeveris edhe Kabineti për veç ministris së P. të Jashtme asht plotësue e gjendet në vepërim. Lutemi pra mos me ma kursue bashkëpunimin tim si ministër i P. të jashtëm딝.

Fan Noli e refuzoi postin me texitn: “Ju falenderonj për ofiqin e lartë që më propononi po me qenë që nuk esht e mundur të mbleth Partinë dhe të kërkonj pëlqimin e saj, jam i shtrënguar të refuzoj”.

Populli i kryeqytetit, duke kënduar këngë kombëtare dhe duke brohoritur “Poshtë agjentët e Italisë” u mblodhën përpara Kryeministrisë dhe kërkuan rikthimin në detyrë të nëpunësve të hequr si edhe dorëheqjen e kabinetit Hasan Prishtina.

Dy ditë më vonë, në Tiranë, u mbyllën shkollat dhe u rrit presioni mbi Hasan Prishtinën.Këshilli i Naltë/Aqif Pasha, e këshilloi Hasan Prishtinën të jepte dorëheqjen, të cilën ai e dha më 11 dhjetor 1921, pas 4 ditesh qeverisje.

Parlamenti u mblodh me urgjence dhe shkarkoi regjentët Aqif Pasha dhe Luigj Bumçi,”

Për të shmangur krizën politike dhe institucionale, Me 12 dhjetor 1921,pjesa e mbetur e Këshilli i Naltë emëroi Idhomene Kosturin kryeministër ad interim dhe nënsekretarët e dikastereve, ministra ad interim, me vendimin: “Përpara Këshillës së Naltë të gjithë zavendësave të gjithë Ministrive u dha nji vendim me za të plotë të të gjithëve, për të formuar nji orë e më parë nji Ministri (qeveri) qi të marrë në dorë të tëra Ministritë e Kabinetit të Hasan Prishtinës edhe për të mos mbetur Shteti pa qeveri, të formohet një Qeveri e përkohshme, deri sa të mblidhet Parlamenti qi të formohet nji Qeveri e qëndrueshme. Kryeministër u zgjoth me vota të përgjithëshme Z. Idhomene Kosturi; zavendës i Ministris së P. të Brëndshme, këshilltari Z. Reuf Fico; zavendës i Ministrisë së Drejtësiës, Z. Qerim Çelo; zavendës i Ministrisë së Financës, Z. Sulejman Starova; zavendës i Ministrisë së P. të Jashtme, Z. Xhafer Vila; zavendës i Ministrisë së Arësimit, Z. A. Xhuvani; zavendës i Ministrisë së Luftës, z. Major Shefiku e zavendës i Ministrisë së P. Botore, Z. Paftali”.

Qeveria ra pas 12 ditesh.

Share: