Home I pakategorizuar Inskenimi e rastit “Monstra” nuk ka dëmtuar vetëm shqiptaret e Maqedonisë!

Inskenimi e rastit “Monstra” nuk ka dëmtuar vetëm shqiptaret e Maqedonisë!

Portali maqedonas Ohrid Sky, me një shkrim të fundit jep dëshmi të reja në lidhje me rastin famëkeq ”˜’Monstra”, ku gjashtë maqedonas janë vrarë në mënyrën më makabre, ndërsa fajtorë u shpallën pa asnjë dëshmi gjashtë shqiptarë nga Shkupi të cilët u dënuan me burg të përjetshëm. Por sipas këtij mediumi maqedonad vrasja e fëmijëve maqedonas ka ndodhur në një qytet tjetër jashtë Shkupit dhe më pas janë sjellur në liqenin e Smilkovcit, dhjetë km nga kryeqendra e Maqedonisë.

Si deshmitar viktime e rastit ka qenë vetëm një peshkatar i cili e ka parë sjelljen e kufomave të fëmijëve. Për shkak të kësaj personat e armatosur kanë shtënë në drejtim të peshkatarit dhe e kanë vrarë. Ndërkohë akoma është e paqartë në opinion se si është e mundur që njerëz të cilët nuk kanë pasur asnjë dosje kriminale, konkretisht këta shqiptarë që të bëjnë një krim të këtillë. Per me teper ky veprim i pa drejte ne emer te drejtesise damkosi te gjithe shqiptaret te cilet u perkufizuan si islamiste radikale dhe terroriste. ndaj nevojitet te kete reagime te duhura si nga Tirana ashtu edhe Prishtina. Shqiptaret nuk jane terroriste. ata te cilet duan ti damkosin te tille shqiptare jane terroriste te vertete edhe pse je te markes se shtetit islamik.

Nga ana tjetër ky portal po flet edhe për një dëshmi tjetër tronditëse. Kryeredaktori i këtij portali ka kontaktuar me një mik të vetin i cili ka qenë pjestar i policisë në Rasti_MonstraDrejtorinë e 6 dhe më pas është transferuar në njësinë për zbulim pranë presidentit Ivanov. Ky pjesëtar i policisë me emrin Jonce Gruevski është gjetur i vdekur më 14 shtator të vitti 2012.

Ky officer i lartë i policisë jozyrtarisht ka vdekur nga disa plumba që i ka marrë në zemër. Pushteti i Maqedonisë e ka fshehur dhe e ka paraqitur në opinion si të vetëvrare!

Portali maqedonas OhridSky shkruan se fajtor për rastin ”˜’Monstra” janë funksionarë të lartë të VMRO-së. Redaksia e OhridSky sot shkruan se për shkaqe të arsyeshme nuk do të nxjerre në opinion materiale të reja. Megjithatë për rastin ”˜’Monstra” ekzsiton videoxhirim se si fëmijët maqedonas janë vrarë jashtë Shkupit dhe më pas janë sjellë në zonen Smilkovc. Ky videoxhirim është në dispozicion të agjentëve serb BIA. Besojme qe edhe sherbimet tona nuk duhet te rrrine asnjanese ndaj ketij rasti. Kjo mund te behet e mundur ne kuader te antiterrorit nderkombetar.

Share: