Home KRYESORE Izraeli, Hebrejte dhe Muslimanet!

Izraeli, Hebrejte dhe Muslimanet!

Nga Gazmend Aga

Izraeli dhe hebrenjte jane teme tabu nder muslimanet e sotshem. Shteti i Izraelit si shtet, diskutohet dhe brenda komunitetit hebre, keshtu qe rrafshi i diskutimit rreth shtetit si shtet me duket me teper politik.

Persa i perket hebrejve, muslimanet kane bashkejetuar ne paq’ me te krishtere e hebrej per shekuj me radhe. Anduluzia, perandoria Osmane, Shqiperia jane vec disa nga shembujt praktike te ceshtjes.

Problemi del kur politika populiste islamiste ndertohet mbi ‘armiqesine’ dhe sulmin ndaj hebrejve apo thene ndryshe mbi antisemitizem.

Islami eshte fe me mendim konstruktiv, e cila shtyn te jeta jo te urrejtja. Konstruktiviteti i saj eshte shtysa me e madhe per jete, paqe e lumturi njerezore.

Paradoksi pastaj vjen kur perfaqesia e te ashtuquajturit ‘Islami politik’ nga armiqesia ndaj hebrejve e kthen kahun ne ‘vlla e shkuar vllait’. (Rasti i fundit ku mavi marmaraja prodhoi heronj prej letre, 9 civile te vdekur dhe ne fund marreveshje paresh..)

Ne fund jane masat qe presin orientimin e radhes per urrejtjen dhe dashurine. Eee kur robi dorezon zemren, per arsyen nuk behet me fjale.

Nje musliman nuk eshte antinjerezor, antisemit, racist, perjashtues etj. Nga ana tjeter ruan reciprokitetin e miresjelljes, dashurise ne mase, dhe urrejtjes ndaj sjelljeve te demshme ne shoqeri.

Po sulmet ndaj muslimaneve!? Po Palestina? Perse nuk i denoni fort dhe ata?

Edhe vete hebrejte nuk i pranojne shume gjera qe ndodhin atje, ashtu si shume muslimane nuk pranojne sulmet kamikaze.

Dhe nje kafshe e vrare e lendon zemren e nje muslimani, jo me njerezit e pafajshem qe vdesin kudo ne bote. Por ama, nuk pritet zgjidhje nga perdoruesit e termave fetare per interesa politike, qofshin keta muslimane a hebrenj e te krishtere, por nga njerezit e besimit, shoqerise civile e paqendertuesit.

Urrejtja eshte erresire, e nuk pritet drite prej saj..

Share: