Home KRYESORE KLSH: Vjedhjen e BSH-së, Banka duhet të rikuperojë paratë, jo ta paguaje...

KLSH: Vjedhjen e BSH-së, Banka duhet të rikuperojë paratë, jo ta paguaje populli!

Kontrolli i Lartë i Shtetit është përplasur me Bankën e Shqipërisë duke i kërkuar asaj të anulojë vendimin që ia ngarkon koston e vjedhjes së 713 milionë lekëve qytetarëve shqiptarë. Pas vjedhjes, Banka e Shqipërisë e ka kontabilizuar të gjithë shumën si humbje në bilancin e këtij viti. Ky veprim e hedh automatikisht koston e vjedhjes tek qytetarët duke ulur me 713 milionë lekë fitimin që Banka derdh në buxhetin e shtetit. Por në raportin e fundit të auditimit, KLSH thotë se kjo është e parregullt dhe përbën një shkelje të pastër të displinës financiare.

Ky është një rast përgjegjshmërie nga ana Kontrollit te Larte te Shtetit si kurrë me pare dhe duhet mbështetur nga te gjithe. Taksat qe paguajne qytetaret nuk mund te perdoren si tia doje qejfi dikujt qe paguhet direkt nga ato dhe jo keq. Ky eshte nje akt i pergjegjeshem qe ne te Medias duhet ta mbeshtesin qe te mod ndodh dhe te kemi drejtues te pergjegjshem insititucinesh qe paguhen me leket qe shteti na i merr si taksa. Mjafton ti hedhesh nje sy nderteses se Bankes sot dhe e kupton se aty jane mesuar keq me shpenzime per komoditet dhe jo me pergjegjesi per ti perdoruar parate tona ne menyren me te mire

Sipas KLSH, përmes klasifikimit si humbje në bilanc, Banka e Shqipërisë praktikisht i ka vënë kapak cështjes së vjedhjes duke mbyllur ligjërisht edhe cdo përpjekje për rekuperimin e shumës së plotë apo të pjesshme të parave që u vodhën. KLSH thotë se zhdëmtimi i vjedhjes duhet ti ngarkohet personave të dënuar dhe Banka e Shqipërisë ka detyrimin të ndërmarrë të gjitha masat ligjore për rekuperimin e këtij dëmi. Sipas KLSH vetëm pasi të jenë ndërmarrë të gjitha këto hapa, humbja mund të klasifikohet si vjedhje. Por edhe për këtë duhet të ketë më parë një vendim gjykate.

Top Channel raporton se ka mësuar qe mes dy institucioneve ka patur një debat të ndezur institucional. Banka e Shqipërisë pretendon se klasifikimi i shumës së vjedhur si humbje është sugjeruar nga fondi monetar ndërkombëtar. Por KLSH ka kërkuar dokumentat zyrtare mbi sugjerimet e fondit, të cilat Banka nuk ka mundur t’i vërë në dispozicion.

Share: