Home KRYESORE Kokedhima, nje kryeminister i LSI votohet nga socialistet…

Kokedhima, nje kryeminister i LSI votohet nga socialistet…

Deputeti socialist Koco Kokëdhima ka lënë të kuptohet se miqësia dhe aleanca mes PS dhe LSI është aq e madhe sa një kryeministër i LSI-së mund të votohej shumë mirë edhe nga socialistët.

Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, ai shpjegoi rreth raporteve të tij me Ramën, Metën, cilësisë së kolaicionit të majtë etj.

Rakipi: Do të insistoj, a është zoti Edi Rama që ju i hytë politikës dhe ju u bëtë deputet i PS?

Kokëdhima: Edi Rama me ka ftuar në politkë në vitin 2013 e kam shpjeguar publikisht këtë gjë dhe unë kam hyrë në politikë si deputet i PS ,po kjo nuk është e panatyrshme për një person si unë. Kështu ka ndodhur.

Rakipi: Është shkak zoti Rama? Ju ka pëlqyer kjo parti pas viteve 90 që kaloi ethe sëmundje të mëdha?

Kokëdhima: E kam pasur të qartë që do përfshihesha në PS

Rakipi: Ju njiheni si nga njerëzit kritik për liderin e dikurshëm Fatos Nano, pse nuk ju pëlqendte?

Kokëdhima:Nuk ka lidhje me pëlqimin apo mos pëlqimin kur kam qenë kritik kam bërë edhe shpjegimin pse kam qenë kritik kam dhënë përmbajtjen. Ka një përmbajtje specifike dhe nuk do mundemi të përfshijme këtu këto historira. Por nëse do të bënim një vlerëism të përgjithshëm si për Fatosin dhe për Saliun do të thoja se mendoj jo vetëm që këta ishin 2 persona shumë mediokër në politkë por janë edhe dy përgjegjësit kryesor për dëshimitn e tranzicionit në Shqipëri, e shoh bashkë këtë gjë e shoh. Nuk nisem nga shije perosnale por thjesht nga pritshmëritë e qytetarëve dhe shoqërisë që kanë ndaj qeverisjes së tyer edhe këto 2 drejtues janë figuart që kanë drejtuar vendin këto 25 vjet. Janë dy perosnat që kanë udhëhequr dhe kush më shumë e kush më pak kanë pergjegjesira të mëdha, nuk janë të njëjta nuk i vënë në një balancë Saliun me Fatosin pavarësisht sa kritikë jam unë me Fatosin, por tranzicioni i Shqipërisë është i dështuar dhe kanë pergjegjes të dy.

Rakipi: Ne fillimet e veta, Edi Rama eshte angazhuar me PD. A do te shkonit ju aty nese Edi Rama do te ishte sot udheheqesi i PD?

Kokëdhima: Unë e kam dhënë përgjigjen time sa i përket Koço Kokëdhimës se si do ta zgjidhte një parti për të hyrë në politikë edhe kësaj nuk kam gjë për ti shtuar. Padyshim do zgjidhja PS por, sigusisht që po të kthehemi në kohë, edhe të themi cila ishte sjellaj jonë poltike ne 1992 unë them: Edhe unë kam mbështetur PD në 1992 dhe ky nuk është s’kam pse ta mbaj si ndonjë sekret sepse atij ishte një moment që kërkohej të bëheshin ndryshime thelbësore dhe këto kërkesa nuk ishin si kërkesa për të favorizuar partitë por ishin si kërkesa për të ndryshuar jetën e vendit jetën e popullit edhe ketu që ato ndryshime morën energji shumë më të gjëra sesa nga mbështetësit dhe anëtarët e PD

Nëse PD në këtë moment që themi do të ishte një parti e hapur dhe do të gjeneronte besim për mënyrën sesi do të qeveriste etj etj nuk është çudi që në atë parti ky zhvillim të ndikonte karierat politike që u zhvilluan në mënyra të tjera, pë përfhsirë emra tyë veccantë, do të ishte një histori tjetër dhe ndëkrohë që Partia Demokratike ra në duart e Saliut dhe vetëm emri i mbeti Demokratike.

Rakipi: Dy vjet dhe dicka me shume, PS qeveris me LSI-ne. A egziston tani ky koalicion z. Kokedhima?

Kokëdhima: Kolaicioni PS-LSI është funksional

Rakipi: Nuk duket kështu…

Kokëdhima: Pse si ju duket?

Rakipi: Duket i çarë Kokëdhima.

Kokëdhima: Unë i njoh që të dy edhe zotin Rama edhe zotin Meta madje i kam miq që të dy edhe dua t’ju them që ato janë shumë të pjekur dhe shumë serioz në përgjegjësitë që ushtrojnë si lidera të majtës së bashkuar. Janë të pjekur politikisht shumë të përgjëegjshëm dhe për mendimin tim e kanë ndërtuar këtë koalicion krejtësisht funskional, koalicionet nuk janë të thjeshta janë të vështira edhe një fmailje dhe një parti nuk është e thejshtë e kemi parë edhe në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë. Një shumicë qeverisëse sesa është një organizëm i gjallë.

Rakipi: Mendoni se në 2017 PS-LSI do të shkojnë sërish bashkë?

Kokëdhima: Nuk di të bëj predikuesin nuk dua, po di të them që koalicioni mes PS dhe LSI është një koalicion që do të qeverisë gjatë edhe pse juve mund tju duket një koalicion I ftohur ose përçarë, është që po ju them se do të jetojë gjatë. Mos kini dyshim dhe më besoni edhe mua, se Besa tha që babi e e sheh mirë të ardhmen, kështu do të ndodh Ylli, kjo nuk do të thtoë se koalicioni nuk ka sfida për të kaluar, ka nevojë që të përmirësohemi të vetëkorrigjohemi edhe kështu me rradh.

Rakipi: Këto gjërat që ju thoni teorike unë përpiqem ti them konkrete me emra konkret. Kostumi qe Ilir Meta ka veshur keto vite duket qe i rri ngushte. Eshte e dukshme qe ne mandatin e dyte te Berishes, por edhe sot nen qeverisjen Rama eshte Ilir Meta ai qe vendos. Por ai nuk duket I kenaqur ne rolin e vet. C’mendoni?

Kokëdhima: Së pari unë them këto janë pak fantazira, e vërtet Ylli nuk është kjo që thoni ju. E para është që PS nuk mund të qeverisë pa LSI dhe kjo është e thjeshtë, matematikë e thjeshtë, matemaktikë elementare se është me numra prandaj edhe koalicioni dhe bashkimi mes dy partive është bërë që përpara zgjedhjeve duke llogaritur që të 2 partitë janë shumicë abosolute ne Shqipëri sot dhe në të ardhmen dhe sigurisht që ne nuk qeverisim pa LSI.

Rakipi: Nuk mendoni që i rri ngushtë kostumi, për të mbrotjur pushtetin që thoni ju mund të kemi rokadë Rama Meta?

Kokëdhima: Këto as nuk mund të bëj komente për gjëra të tilla, janë spekulime kemi një program qeverisës ku të dy partitë e kanë shtruar programin në mënyrë të hapur me publikun, kanë marrë votbesimin e ushtrojnë mandatin në besnikëri me ato premtime. Mandatin e Parë nuk kam ndeshur mungesë luajaliteti nga LSI dhe Ilir Meta ndaj PS dhe qeverisjes tonë.

Rakipi: Mbase sta thotë ty po Ilir Meta këtë e ka thënë edhe me vonë, rrëzoi një kryeminsitër që të degjonte Rama, bëri kërkesë që të rregullohet qeveria, këto janë shenja të qarta, s’mund të thotë ika…Do të vontonit ju një qeveri PS-LSI me kryeministër Ilir Metën?

Kokëdhima: Sipas kësaj qe thoni ju, për mandatin tjetër, mbaje mend që të ma bësh 3-4 muajt e fundit përpara zgjedhjeve kurtë hapim negociatat kur të bëjmë formulat për mandatin qeverisësdo të përgjigjem menjëherë. Por sot cfarë të them.

Nëse partia PS dhe LSI në zgjedhjet e ardhshme do të bëjnë një qeveri me Ilir Metën kryeministër do ta votoj me kënaqësinë më të madhe s’ka asnjë problem.

Share: