Home KRYESORE Komandanti i Policisë, Driton Imeri, kërcënohet me jetë

Komandanti i Policisë, Driton Imeri, kërcënohet me jetë

Komandanti i stacionit policor Qendra, Driton Imeri, ka marrë dhjetëra kërcënime me jetë, linçime, fyerje e sharje nga persona që prezantohen si aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje”, shkruan sot Koha Ditore. Driton Imeri është vënë në qender të sulmeve të këtij edhe nga ky subjekt politik opozitar për shkak të detyrës si komandant stacioni që ka përgjegjësi për rendin dhe zbatimin e ligjit për qendrën e qytetit, përfshirë menaxhimin e protestave dhe arrestimet e të dyshuarve, përfshirë aktivistët dhe deputetët opozitarë. - “Me pas qenë në pozitën në të cilën gjendesh ti, më kish ardhe marre, beso… Po mos harro se një ditë prej ditëve edhe ty kanë me të ngreh zvarrë nëpër qytet dikush tjetër. Je kthy nga pozita e policit të dashur në pozitën e policit politik. S’je asgjë ma shumë se një kriminel nga dita e djeshme. Turp, turp, turp! Ti je Selim Brosha e Ibush Kllokoqi i ditëve të sotit. Në hapa të mirë je tu ec, po ecjes tande po i vjen fundi”, i ka shkruar atij një person me emrin Korab Sherifi. Selim Brosha e Ibush Kllokoqi, me të cilët është krahasuar Driton Imeri, janë vrarë pas luftës në Kosovë nga një grup kriminal, pjesë e të cilit ka qenë Nazim Bllaca. Ata kanë qenë pjesë e Sigurimit Shtetëror të ish-Jugosllavisë.- shkruan gazeta Express ne Kosove.

Share: