Home KRYESORE Komunikimi politik alla shqiptare!

Komunikimi politik alla shqiptare!

Nga Artan Fuga

Nuk mund të flasësh në Kuvend sikur flet në miting dhe në miting sikur flet në Kuvend. Nuk mund të shprehesh në facebook sikur flet në televizionin direkt dhe në studio televizioni direkt sikur je në mbledhje partie. Nuk mund të japësh intervistë një gazetari sikur je përballë kundërshtarit në fushatë elektorale dhe në fushatë elektorale të flasësh sikur je në takim me gazetarë. Nuk mund t’u flasës militantëve sikur u flet ushtarëve të një reparti desantësh dhe elektoratit të gjerë sikur u flet militantëve që kërkojnë vende pune te ndonjë ndërmarrje plehrash. Nuk mund të flasësh politikisht sikur bën denoncim në ndonjë zyrë prokurorie dhe të bësh me prokurorinë politikë kundër kundërshtarëve. Politikani bën hetuesin dhe hetuesi pastaj nuk bën asgjë. Nuk mund të flasësh në rrugë me një grup njerëzish si në një mbledhje të gjerë elektrorale te Pallati i Sportit në Kavajë dhe në Pallatin e Sportit në Durrës të flasësh si komentator sportiv. Nuk mund të kesh komunikim interaktiv dhe horizontal në një miting politik sikurse nuk mund të shprehesh si në miting, nga podiumi, kur je në tweetter.

Share: