Home KRYESORE Kryeqyteti është lëne pas dore! S.O.S. Tirana!

Kryeqyteti është lëne pas dore! S.O.S. Tirana!

Nga Artan Gaci, Deputet, Partia Socialiste

Tirana ze 50% te Prodhimit te Brendshem Bruto, jeton 1/3a e popullsise, hyjne e dalin perdite dhjetera mijera qytetare nga i gjithe vendi, eshte motori ekonomik, administrativ e politik i gjithe Shqiperise dhe atraksioni me i rendesishem turistik i saj dhe, aktualisht vazhdon te kete vetem nje rruge hyrese te perfunduar!

Une nuk jam qe buxheti i shtetit te mos perdoret edhe per politike sociale, por permes buxhetit qeveria duhet te stimuloje sektoret te cilet gjenerojne ekonomine dhe kthehen ne burim te ardhurash per vete buxhetin dhe rrjedhimisht edhe ne mundesi me te medha financiare per zona te tjera te cilat nuk kane mundesi zhvillimi ekonomik.

Tirana ka qene e penalizuar ne keto vite per shkak te ndarjes ne menyre te barabarte te fondeve ne te gjithe Shqiperine. Une jam shume dakord te behet rruga Qukes -Qafe Plloc e te kete dy rruge per te arritur ne Korçe, por mos harrojme qe rruga e Pogradecit eshte ne perfundim dhe rruga e re ka te njejtat kilometra me te vjetren, por shkurton pak kohen duke evituar kthesat. Jam shume dakord te behet edhe rruga e bregut nga lumi i Vlorës. Jam shume dakord qe edhe te gjitha rruget hyrese – dalese te Shkodres te jene te gjitha te reja, si rruga e Hanit te Hotit, rruga e Muriqanit, ajo e Dukagjinit, rruga nacionale per Tirane, dhe bypass-i. Jam shume dakord qe edhe rruget hyrese – dalese te Tropojes te jene rruge te reja te bera ne keto vitet e fundit, si rruga e Gjakoves, e Hasit, e Valbones, edhe ajo me traget. Po ashtu Durresi, Kavaja, e shumica e qyteteve kryesore te vendit kane nje infrastrukture rrugore hyrese – dalese te re e te kenaqshme.

Por, ajo qe them une eshte te bejme edhe Tiranen si Tropoja, si Shkodra e Korca, qe mos kete vetem nje rruge hyrese e te humbim me mijera ore pune, energji edhe karburant ne trafik sa here na duhet per te hyre e per te dale, me 1 milion banore e qindra mijera makina qe cdo dite hyjne e dalin si ne gryke te shishes nga autostrada.

Shume mire qe behen te gjitha keto rruge por une mendoj, jo per te bere lokalistin, por edhe per faktin se askush ne Tirane nuk ben lokalistin, rruga e Dibres eshte inekzistente, rruga e Elbasanit me probleme shume te medha e pambaruar, dhe rruga e Ndroqit, ose rruga e jugut e turizmit dhe e bujqesise, ose rruga qe ka bere cdo qytetar i Tiranes deri ne vitet 90, te jete rruga me e degraduar nga cdo rruge hyrese e cdo qyteti te Shqiperise. Mos harrojme qe ky eshte kryeqyteti. Nuk eshte i joni qe banojme ne Tirane, eshte i te gjitheve shqiptareve. Eshte qyteti qe kontribuon me 50% te zhvillimit ekonomik te vendin dhe nuk mund te vazhdoje te diskriminohet ne dem te te gjitheve vetem per te bere qokat e deputeteve qe kane pasur funksione te rendesishme e kane mbuluar zona te tjera.

Tirana ne vend te punonte me kapacitet te plote, ne mendimin tim punon me cerekun e kapacitetit dhe mundesive qe ka. Te ze frika te levizesh jashte qendres se Tiranes se te iken gjysma e dites ne trafik. Sot ka dy Tirana. Ajo e bulevardit nga Skenderbeu deri tek universiteti, ku jane institucionet e bizneset me te medha ku eshte elita e vendit, zone e cila ka nje komunikim shume te mire per shkak edhe se levizet ne kembe; dhe Tirana tjeter, jashte ketyre 3 km2, qe eshte e paqarkullueshme. Trafik per te shkuar tek spitalet, trafik ne rruge te Kavajes e ate te Elbasanit, trafik tek treni, trafik tek Petronini per te kapur unazen, trafik tek Vasil Shanto e Komuna e Parisit, tmerr tek Pallati me Shigjeta, akoma me keq ne Laprake e tek shqiponja. Per 1 ore vjen nga Italia ne Rinas e mund te te duhet edhe 1 ore e gjysem per te bere 15 km deri ne qender te Tiranes.

Per te hyre e per te dale ne Tirane eshte vetem autostrada, 2 korsi te bera qe para 15 vjetesh qe na jane kthyer ne nje makth per kedo qe niset per te shkuar ne veri, ne jug, ne Durres, ne port, ne aeroport, per te shkuar ne Kosove, Greqi a Mal te Zi. Te gjithe duhet te kalojne nga ajo gryke shisheje. Dy ore ne mengjes per te hyre e per te dale, dy ore ne pikun e pasdites kur dalin njerezit nga puna, ore e ore te tera ne fundjava e gjate sezonit veror.

Une nuk jam kunder rruges Qukes-Qafe Plloc qe kushton 152.75 milione dollare per 43.4 km. Por, nese do kisha zgjedhur, sot qe po mbaron edhe Pogradeci e Korca mberrihet ne menyre shume komode, une do kisha zgjedhur te sakrifikoja nje rruge paralele me ate te Pogradecit, me te njejtat kilometra sa ajo e Pogradecit por qe kursen vetem gjysem ore per mjetet qe levizin ne ate aks. Edhe sot qe flasim trafiku ne ate aks eshte relativisht i ulet dhe do ulet edhe me rrugen paralele krahasimisht me Tiranen ku qindra mijera makina cdo dite do vazhdojne te rrijne te bllokuara.

Me 152.75 milione dollare mund te rehabilitohej 100% rruga TIrane – Ndrroq – Plepa duke i dhene nje zhvillim te madh bujqesise, agroturizmit, turizmit dhe komunikimit me jugun e Shqiperise. Do ishte kthyer si rruget e Toskanes per nga bukuria peisazhit ku kalon. Brenda te njejtes shume do mbaronte edhe unaza e madhe e TIranes, autostrada e re nga Elbasani (pjesa qe ka mbetur), lidhja e bulevardit me rrugen nacionale, madje do tepronin leke edhe per nje pjese te mire te rruges se Arbrit qe do e lidhte Tiranes me juglindjen e me Maqedonine.

Nuk po flas per mjedisin qe qindra mijera makina nafte 10 vjecare rrijne te gjitha te ndezura e nuk levizin e na rrofshin kostumet ne politikaneve kur mushkerite e femijeve tane i mbushem me bloze.

E njejta logjike vlen edhe per lumin e Vlores. Po perfundon bypass-i i Fierit dhe i Vlores dhe brenda nje viti do kemi autostrade deri ne rreze te Llogorase. Jane 78 milione dollare qe do i cojne nje rruge te re Kucit, Terbacit, Fterres e Corres e do lidhen diku nga Himara. Shume mire por me 1/3en e kesaj shume mund t’i shtrohej nje tapet kesaj rruge ku qarkullimi eshte krejt i vaket e pjesa tjeter ti dedikohej rruges se Arbrit qe bashke me fondet e para rrezik perfundonte pa hyre ne borxh me kinezet per 200 milione euro.

E perseris qe anjerit ne Tirane nuk na pelqen te bejme lokalistin, por duhet bere per te shpetuar metropolin e per ta bere po aq te aksesueshem sa Shkodra, Tropoja, Korca e Vlora.

Share: