Home KRYESORE Lajme nga Katundi Bllok…

Lajme nga Katundi Bllok…

Nga Monika Spahivogli

Kush ma vodhi buzeqeshjen sot??-pyes veten teksa mendoj qe,buzeqeshja, jo vetem me ben mire per shendetin por edhe per bukurine. Te jete ajo vajza me fuoristrade te zeze (super lluks qe ankohej per nje sherbim qe nuk ishte ne standartet e saj)?? Pasi foli nje ore me temperament maksimal, e nderpreva qe t’i shpjegoja dicka dhe mu kthye: OOOOoooo sa shume flet ti!! Kam makinen keq dhe duhet te iki. Ik motra -i thashe dhe i futa ca leka ne xhep qe te qetesohesha. Iku e lumtur dhe me tha qe t’i bej te fala Mr.Burrit.
Te jete nga ai burri i tatimeve qe bente si enigmatik teksa me thoshte: NE Janar do shihni cfare do behet??!!
Ca do behet mo se une nuk shoh as TV?? Mund te jete edhe nga gripi, floket qe sot kane qejfin e vet dhe jane harallepsur….nga nje makine qe ka 10 minuta qe i bie borise se eshte me nxitim te madh…nga…. Nejse… Une filloj te motivoj veten me mendime pozitive:
Jam gjalle
Jam ne Bllokt
Kam ….kete ate dhe ate…dhe ate…
Ja dal aq sa mundem….
Bej piktura (ketu nis pak te buzeqesh)
Kam dy kelyshet me te bukur te botes!! Aleluja….ja dola!

Share: