Home KRYESORE Librazhd, kërkohet shkarkimi i myftiut, dhente Zoti nuk qëndron politika ne mes…

Librazhd, kërkohet shkarkimi i myftiut, dhente Zoti nuk qëndron politika ne mes…

Nga Artur Nura

Ne kohe te tilla te vështira ne te cilat fete tradicionale ballafaqohen edhe me një organizim i cili pretendon ne artikulim te jete fetar, ndërsa është qartazi politiko-ushtarak, është domosdoshmëri përgjegjësia institucionale e dialogimit dhe zgjidhjes se problematikave krejt te natyrshme brenda çdo Komuniteti dhe ne mënyre krejt te veçante atij Mysliman, Por ne mënyre krejt absolute edhe atij Musliman Shqiptar, këtej dhe andej kufirit shtetëror.

Ne si gazetare kemi artikuluar ne vazhdimësi qe do ishte domosdoshmëri mbajtja e Fese larg nga politika e cila kërkon ne vazhdimësi te përdore këto Komunitete per interesa elektorale. Besojmë parimisht qe kush bie pre e kësaj tendence, gabon deri ne mënyre fatale ne rastin Shqiptar. Feja nuk mund te limitohet me kufij shtetesh, jo me partish, qe ne shqip do te thotë pjesëza.

Risku behet me i madh kur behet fjale per influenca politike te përtej kufirit. Deri tani ne jemi mburrur me tolerancën historike nder komunitetet e ndryshme fetare dhe kemi kërkuar ne vijemesi qe politika te qëndroje larg fese sepse gjasat e kontaminimit politik konfliktual janë e mbeten te larta. Ajo qe e mban te frenuar dhe ne nivelet e duhura ketë inter – aktivitet midis feve dhe politikes, mbeten drejtuesit e këtyre Komuniteteve ndaj te cilëve bie bara me e madhe, dhe përgjegjësia e pashmangshme.

Ata, drejtuesit e këtyre Komuniteteve Fetare nuk duhet te lejojnë qe interesat elektorale te partive politike te transferohen ne Xhami dhe Kisha, apo ne emërime dhe predikime te caktuara te cilat nuk mund te veshin dot kostumin pa përmasa te matshme te vete Fese . Kjo, nëse lejohet do te sillte probleme per ta vete, por edhe per drejtuesit me besimtaret perkates.

Nuk mund te thuhet se rasti i fundit publik i Librazhdit gjen themelet ne një problematik te tille , por nëse nuk veprohet me shpejtësi dhe kthjelltësi, duket se politika nuk do qëndroje larg. Ajo qe mund te thuhet është se Këshilli i Myftinisë së Librazhdit protestoi kundër myftiut Taulant Bici qe sipas tyre ka sjellë përplasje me Islamin tradicional.

Të mbledhur në qendër të qytetit të Librazhdit, imamë dhe besimtarë myslimanë kërkuan nga Komiteti Mysliman i Shqipërisë largimin e menjëhershëm të myftiut Bici ndërkohe qe Këshilli i Myftinisë së Librazhdit akuzoi gjithashtu KMSH-në se, prej 7 muajsh nuk ka marrë asnjë masë për situatën e krijuar në Myftininë e Librazhdit.

“Jemi sot dëshmitarë të një situate që ka sjellë përplasje me islamin tradicional. Të ndodhur në këtë situatë të tensionuar, në rritje dhe pa asnjë reflektim nga myftiu, dhe për kthimin e normalitetit të frymës mirënjohëse e vëllazërore në institucionin e besimtarëve të këtushëm, kërkojmë largimin e menjëhershëm nga detyra të myftiut të Librazhdit, Taulant Bici, duke qenë se është shkaktar i kësaj përçarjeje dhe anomalie”, tha Fatmir Hoxha, anëtar i Kryesisë së Myftinisë Librazhd. Ndërsa Imami Hekuran Karaj shtoi se me ardhjen e këtij myftiu është krijuar një përbuzje ndaj klerikëve të vjetër, ndaj imamëve të vendosur në komunitetin mysliman dhe nga Myftinia e rrethit të mëparshëm.

Këshilli i Myftinise se Librazhdit kështu tejkalon vetveten, dmth Komunitetin Musliman, duke ju drejtuar organeve kompetente te tij, pra duke ju drejtuar shtetit. Burime te Perqasje.com tregojnë se ky komunitet musliman lokal i është drejtuar Komitetit te Kulteve pranë kryeministrit te cilët ja kane përcjelle këto shqetësime drejtuesve te Komunitetit Musliman qe me sa duket, nuk ka reaguar!

dizdari brucajDuket se jo rastësisht se fundi, kryetari i Komitetit te Kulteve Ilir Dizdari akuzoi Komunitetin Musliman per sektarizëm dhe forcim te ideologjisë!  - “Sot nuk ka komunikim nëpërmjet dikasterit nga i cili varemi. Janë konsumuar të gjitha procedurat. Sot i drejtohemi shtetit për këtë mosmarrëveshje që kemi, të venë dorë dhe të paktën të na lënë aty ku ishim, të mos na përçajn딝, tha Imami Maliq Gurra, raporton Top Channel qe ndërkohe ben me dije se Këshilli i Myftinisë së këtij qyteti ka kundërshtuar gjithashtu vendimin e Kryesisë së Komunitetit Mysliman për largimin nga detyra të administratorit Xhevahir Bahiti, i cili prej 20 vitesh shërben në Myftininë e Librazhdit.

Edhe nëse ky konflikt lokal mund te ketë bazën tek ndërhyrjet politike lokale, apo me gjere rajonale brenda Komunitetit Musliman, ato duhet te zgjidhen me dialog dhe vendime te kthjellëta nga ana e drejtuesve te larte te këtij Komuniteti pa lejuar ndërmjetësimin e shtetit. Toleranca tradicionale dhe historike e fese ne Shqipëri e gjetur forcën gjithmonë tek te moderuarit e drejtuesve dhe besimtareve te tyre. Besojmë se do veprohet ne kohen e duhur dhe menyren e duhur.

Share: