Home KRYESORE LSI-së punëson ish-ministrin e PD-së, Ilir Rusmali!

LSI-së punëson ish-ministrin e PD-së, Ilir Rusmali!

Kryetari i Komisionit Parlamentar te Ligjeve Ilir Rusmali dhe deputetet Viktor Gumi dhe Fatmir Xhafa, gjate nje mbledhje te ketij komisioni, ku eshte diskutuar draft/ligji i prezantuar nga ministria e Drejtesise ku parashikohet rritja e pagave te prokuroreve.

Ish-ministri demokrat i Drejtësisë, Ilir Rusmali është rikthyer në fushën e  drejtësisë, por kësaj radhe jo më si një përfaqësues i demokratëve, por i LSI. Ne fakt, ministri i ri i drejtësisë, Ylli Manjani e ka përzgjedhur atë si një prej ekspertëve të pavarur që do të përfaqësojë ministrinë në tryezat e përbashkëta të ekspertëve teknikë ndërpartiakë për reformën në drejtësi. Nje zgjedhje kjo mjaft fine qe do i detyroje kundërshtaret te mos kenë cfare thonë.

Duhet kujtuar se pas një kohe të gjatë tërheqjeje nga politika, Ilir Rusmali do të jetë zëri i ministrisë së drejtësisë dhe, gjatë gjithë procesit të reformës në drejtësi në ditën në vijim. Rusmali i cili ka drejtuar për një kohë të gjatë Komisionin e Ligjeve, do të jetë tashme përkrah kryetarit aktual të Ligjeve, Fatmir Xhafaj që drejton dhe reformën në drejtësi.

I renditur i 17-ti në listën emërore të kandidatëve të PD për Qarkun e Tiranës, në zgjedhjet parlamentare të 2013-ë, bëri që Ilir Rusmali të mos zgjidhej për të tretën herë radhazi deputet i Partisë Demokratike. Nga ky moment nisi edhe ftohja e Rusmalit me PD. Prej dy vitesh, Ilir Rusmali ka shkëputur çdo kontakt me Partinë Demokratike, duke iu rikthyer aktivitetit të tij privat si avokat i lire.

Pas rekomandimeve paraprake të Komisionit të Venecias, në bashkëpunim me misionin amerikan OPDAT, dhe atij të Bashkimit Evropian EURALIUS, palët politike kanë gjetur konsensusin për të punuar së bashku në nivel ekspertësh dhe po zhvillojnë takime intensive për të arritur një draft të përbashkët, i cili të reflektojë edhe rekomandimet e Venecias.

Një takim i tillë u zhvillua dje në pasdite në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në takim, PS përfaqësohet nga ekspertët Sokol Sadushi dhe Gent Ibrahimi, PD me ekspertët Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi ndërsa ministri i Drejtësisë ka caktuar dy ekspertët Ilir Rusmali e Krenar Loloci.

Share: