Home KRYESORE Lulzim Basha reagon per padinë e Ministrisë se Energjitikes

Lulzim Basha reagon per padinë e Ministrisë se Energjitikes

Lulzim Basha, Partia Demokratike

Lojrave me pseudo-padi per tu hedhur hi syve shqiptareve ju ka ardhur fundi. Kishin shansin per hetim te drejte dhe te pavarur per kete ceshtje nga dita e pare deri ne diten e fundit po nuk e bene sepse e verteta do te nxirrte ne driten e diellit vjedhjen e shekullit. Perkundrazi u investuan me kuc e me mac, me zara e kopac qe te ndalnin hetimin me ligj.

Kryehajduti Rama dhe Kusar Gjiknuri kujtojne se duke paditur paditesin do ti shpetojne gjykimit per mega-aferen CEZ, vjedhjen e shekullit prej 600 milione Euro. Kokoshi 200 milione dhe zengjini i tij shpresojne me kot se duke hedhur tym do te arrijne te mbulojne gjurmet dhe transfertat e tyre bankare off shore.

Teper vone. Jane kapur me presh ne duar. Do te paguajne deri ne kacidhen e fundit parate qe ju vodhen shqiptareve. Qerrja e transparences nderkombetare ka filluar te levize. Nuk kane per ta shantazhuar dot, nuk kane per ta blere dot, nuk kane per ta ndalur dot me ligj te posacem sic ndalen perkohesisht drejtesine shqiptare.

Ora po troket mbrapsht per Edi Ramen me 40 hajdute.

Share: