Home KRYESORE Miratohet Buxheti pas debatit te modelit te vjetër ne Këshillin bashkiak.

Miratohet Buxheti pas debatit te modelit te vjetër ne Këshillin bashkiak.

Këshilli Bashkiak i Tiranës  miratoi me votat e mazhorancës Buxhetin e viti 2016 për kryeqytetin. Në mbledhje u miratua edhe Paketa Fiskale. Kryebashkiaku Veliaj tha se për herë të parë Tirana do të ketë një buxhet prej 120 milionë dollarësh, 39 % e të cilit shkon për investime publike. - “Buxheti është më ambiciozi i bashkisë së Tiranës prej vitesh. Jo vetëm se territori i bashkisë është 25-fishuar, por edhe të cilësisë së shërbimeve. Për herë të parë do të kemi një buxhet për Tiranën prej 120 milionë dollarë, tre herë më i lartë se buxheti i shkuar”, ”“ u shpreh kryebashkiaku.

Debati ne Keshillin bashkiak zgjati gjithe diten e djeshme dhe here pas here dexheneroi edhe ne fyerje personale. “Nervozizmi” i tipit te vjeter politik po vihet re edhe ne kete institucion i cili perbehet nga hyrje te reja si ne moshen biologjike ashtu edhe politike. Me sa duket, te rinjte nuk po i japin dot dimensionin e tyre modern politikes dhe po marrin modelin e etërve politik: te perlasjes per pushtet dhe te marreveshjes per ruajtjen e gares vetem brenda modelit te tyre. Mund te thuhet qe Këshilli Bashkiak i Tiranes zbraz shpresën se ky vend behet, sepse na beri te kuptojme qe parlamenti qe kemi është mjaft cilësor, krahasuar me kuvendet vendore…

Share: