Home KRYESORE Nafta, karburanti dhe te hyrat fiskale- kur ngaterrohen!

Nafta, karburanti dhe te hyrat fiskale- kur ngaterrohen!

Nga Bardhi Sejdarasi

Nuk besoj se është padituri. Por nuk mund te ngatërrohen te hyrat fiskale qe vijne nga importi i karburanteve dhe eksporti i naftës! Dy gjera teresisht te ndryshme, sidomos nga pikepamja fiskale: nafta bruto qe eksportohet paguan RENTE dhe TVSH mbi rente, pervec te tjerash!
Karburanti i importuar paguan AKCIZE dhe pastaj TVSH mbi akcize! Kaq e thjeshte është!

Por jo cfare deklaronte ish ministri Bode dje ne Kuvend: ““Shqiptarët këtu i paguajnë importuesit në lekë dhe dollari nga 106 lekë është 128 lekë. Janë rreth 20 e ca lekë për litër që duhet ti kishim marrë më shumë, po ku i kanë dhe nuk i bëjnë hesapet me leke, me tregun me çmime më të larta të karburantit në të gjithë rajonin”, tha Bode.

Po mire? Kur thuhet se te hyrat fiskale nuk janë realizuar ne dogana nga renta, ç’ lidhje ka kjo me “çmimin” e dollarit ne importe! E kuptoj qe “çmimi” i RENTES bie apo rritet nga çmimi i konjuktures ne burse! Po nuk e kuptoj dot kete lidhjen e te hyrave fiskale ne eksportin e naftes bruto, me çmimin e tabelës ne pikat e tregtimit te karburanteve!? Nafta bruto nuk eshte karburant, por lende e pare per prodhimin e karburanteve!

Di njeri ta shpjegoje këtë qe nuk kuptoj unë? Kushti është te mos jete ish-funksionar i qeverise!

Share: