Home KRYESORE Nga hyn Viti i Ri në Tiranë…?

Nga hyn Viti i Ri në Tiranë…?

Nga Artan Fuga

Ore ca kujtojnë se Viti i Ri, çuni pra jo plaku, ka të njejtat zakone dhe paragjykime si ne njerëzit me kufizime psikologjike dhe mendore që na duket se qendra e qytetit është më e rëndësishme sesa pjesa tjetër e pisët e qytetit edhe për qiellorët.

Kujtojnë se Cuni i Vitit të Ri, jo Plaku, vjen në Tiranë dhe nis e ecën te Bulevardi i dëshmorëve të kombit “Zogu i parë”, midis kryeministrisë dhe kuvendit e shkon andej nga Universiteti a thua është parakalim një maji.

Por, jo, ore jo, ai mund të vijë andej nga periferia, andej nga rrugicat, nga rrugët dytësore, nga unaza, nga Bregu i Lumit, nga Brraka, apo edhe nga fshatrat me baltë që i duhet bashkisë të Krahinës të urbanizojë tani me reformën territoriale a thua se nuk ka tjetër cfarë të bëjë.

Prandaj të ndriçosh me zbukurime bulevardin dhe jo fshatrat, rrugicat, rrugët e dorës të dytë, mund ta nxehësh edhe Plakun por edhe çunin e Vitit të Ri.

Ai mund t’i teket mos vijë fare pastaj dhe na le edhe pa dhurata…

Plaku i Vitit të Ri mund të iki nga bulevardi, se është mësuar ca me zakonet tona imperiale të zbatuara në mënyrë fshatareske, por çuni i Vitit të Ri është e sigurt që nuk vjen të ulet mbi bulevard.

Me siguri do të ulet në ndonjë lagje pa zbukurime. Eshtë si kontroll i befasishëm i bërë nga ndonjë emision me kamera të fshehtë…

Share: