Home KRYESORE Nuk kalon propozimi per dekomunistizimin e shoqerise, amendamentet Doda-Idrizi

Nuk kalon propozimi per dekomunistizimin e shoqerise, amendamentet Doda-Idrizi

Me votat e mazhorances jane rezuar amendamentet e propzuara nga deputetja Mesila Doda dhe Shpetim Idrizi te cilet vijne ne politike nga radhet e studenteve te dhjetorit. Me 63 vota Kunder te gjitha nga mazhoranca, dhe 53 Pro jane hedhur poshte amendamentet e tyre te cilat synonin ate qe eshte quajtur dekomunistizim i shoqerise, ose perjashtimin nga postet publike te ish bashkepunetoreve te sigurimit te shtetit dhe funksionareve te larte te ish diktatures, nga zgjedhja apo emerimi ne poste te larta publike. Kane qene edhe 13 vota abstenim ne votim te cilat ishin te nje pjese te LSI-se.

Mesila Doda tha se duhet te kemi nje reflektim te brendshem dhe te ndahemi nga e kaluara, dhe kjo duhet te filloje nga kryeministri tha ajo pas rezimit te amendamentit te trete ndersa gazetarja Mimoza Kociu shkruante ne Facebook se ben sherr gjitha paraditen se kush eshte me shume/pak nostalgjik i diktatures e si perfundim, forca e kartonave vendos qe te mos ndalohen te kandidojne ne funksione publike ata qe i kane sherbyer atij sistemi! 25 vjet kane kaluar pra! Bravo Mesila Doda!

Share: