Home KRYESORE Nuk përkufizohet akoma si akt terrorist masakra ne Kaliforni!

Nuk përkufizohet akoma si akt terrorist masakra ne Kaliforni!

FBI-ja dhe autoritetet e tjera policore në Kaliforni kanë dhënë më shumë detaje mbi masakrën e Kalifornisë në qendrën mjekësore për persona me aftësi të kufizuara në San Bernandino. Mbrëmë, të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjera janë plagosur. Sipas David Bowdich nga FBI, pas shkëmbimit të zjarrit me personat brenda një makine të zezë kanë mbetur të vrarë dy të dyshuar si autorë të ngjarjes, një mashkull dhe një femër. Sipas BBC-së, është arrestuar edhe një person i tretë i cili ka tentuar të largohet nga zona ku policia dhe të dyshuarit shkëmbyen zjarr. Ai ende nuk është identifikuar per publikun dhe nuk është e qartë nëse është direkt i përfshirë në sulm.  Bowdich ka thënë se është ende herët për të thënë nëse ky akt është një sulm terrorist!

Share: