Home KRYESORE Oficeri Hyseni merr gjobe nga Gjykata pse rrahu qytetarin!

Oficeri Hyseni merr gjobe nga Gjykata pse rrahu qytetarin!

Gjykata e Korçës ka dënuar me 300 mijë lekë gjobë ish-zv/drjtorin e policisë së Korçës Arben Hyseni, pasi ushtroi dhune ndaj shtetasit Tomi Misha.

Nga ana e saj Prokuroria kishte kërkuar 400 mijë lekë gjobë për rrahje dhe mos marrje të masave, por gjykata rrëzoi njërën nga akuzat.

Rreth një vit më parë zv/drejtori i Policisë së Korçës u filmua publikisht, duke rrahur Tomi Mishën në qender të qytetit, pas një debati për parkimin e makinës.

Ky oficer policie pse u filmua u denua me gjobe ndersa qytetaret per alkol dhe timob, per mos pagese dritash shkojne ne burg! Kush garanton tashme qe me vendime te tilla ata oficere policie qe ushtrojne dhune ndaj qytetareve, por nuk arrijne te filmohen nuk do ta vazhdojne me qef kete “pasion”?

Share: