Home KRYESORE Patozi: Jashte politikes, komunikim njerezor me Ramen

Patozi: Jashte politikes, komunikim njerezor me Ramen

Deputeti i PD Astrit Patozi është një nga zërat më kritikë të qeverisë Rama – Meta nga ana e opozitës. Por, ai ka treguar në emisionin “Oktapod” ne Vizion Plus se shkëmben mesazhe me kryeministrin Rama, për raste kortezie. “Është një kortezi njerrëzore. Më ka ururar mos gaboj perpra një viti a dy vitesh për ditëlindjen time në telefon. Unë e kisha dhe jubilare dhe pastaj unë i jam përgjigjur, se pak më vonë atij i lindi djali dhe unë i ktheva reston në një farë mënyre”, u shpreh Patozi në emisionin “Oktapod” te Turit.

Share: