Home KRYESORE Politika fiskale te besueshme per te pasur me shume investime

Politika fiskale te besueshme per te pasur me shume investime

Zenel Hoxha president i Dhomes Britanike te Tregetisr i ftuar ne televizionin ekonomik “Scan”  i sugjeroi politikes qeverisese se sa më e besueshme ti kene politikat fiskale aq me te relaksuar do jene bizneset dhe rrjedhimisht, sipas Hoxha ato do investojne. Levizja e papritur dhe pa qartesi e politikave fiskale kudo ka sjelle problematika te investimeve.

– “Konkretisht shumica e bizneseve jane në planifikime minimale. Prandaj verehet tendenca e rritjes se borxhit, nderkohe qe duhet te kemi me shume mbeshtetje per rritjen e investimeve me ane te paketave atraktive.” – tha Hoxha si përfaqësues i një instrumenti shume te rendësishem te ekonomisë dhe biznesit shqiptaro – britanik.

Zoti Hoxha tha gjithashtu se politik-berja, në opinionin e Dhomes Britanike, duhet te degjoje me shume kerkesat e biznesit dhe te marri edhe vendime që në aparence duhet sikur I shkakton humbje te te ardhurave sic eshte zerimi I takses per biznesin e vogel, por në terma afatgjate lehteson te berin biznes dhe i legjitimon shume prej bizneseve te vogla.

Presidenti i Dhomes Britanike te Tregetise perfundoi interpretimin e tij profesional ne “Scan” me sugjerimin racional qe qeveria ta orjentoje planifikimin buxhetor drejt natyres se bizneseve dhe potencialeve qe ka Shqiperia sesa tek prirja qe në pergjithesi kane qeverite per planifikimet qe te arrijne në vlera financiare në fundvit.

Share: