Home KRYESORE Profesor Shenasi Rama bashkëbisedim me ShqipON

Profesor Shenasi Rama bashkëbisedim me ShqipON

ShqipON organizoi takimin e hapur me Prof. Shenasi Ramen, mbi Kapjen e shtetit nga paria e Tiranes dhe e politikes. “Erresira mediatike e tv shqiptare, edhe pse te njoftuar nga shqipON, deshmon qarte VERTESINE e kontrollit te hekurt qe ka oligarkia mbi median, politiken dhe ekonomine shqiptare.” – tha ne takim njeri nga drejtuesit e ShqipOn Ledian Droboniku duke shtuar – “Njerezit nga jashte sistemit nuk projektohen nga mediat e pushtetit, POR shqipON do takoje njerezit ne rruge, sheshe, lagje dhe qytete per te thene qe ka nje ZGJIDHJE, dhe kjo zgjidhje eshte e lidhur fatalisht me largimin e kesaj klike antikombetare dhe hajdute!”

Droboniku duke treguar se ShqipON eshte me i bindur se kurre te vijoje betejen per clirimin e vendit nga uzurpatoret e sovranitetit popullor dhe vemjet e tyre te ndara neper parti dhe pseudoshoqata vegla te sistemit kleptokratikpremtoi vazhdimesine politike te ShqipOn.

Profesor Shenasi Rama duke i pergezuar organizatoret e ShqipOn per levizjen e tyre u sugjeroi te iishin me prane njerezve dhe te mos dekurajoshin nga sfidat qe do te kene ne vazhdim. Takimi vazhdoi me bashkebisedim te profesorit Rama qe njihet si nje nga organizatoret e Levizjes se studentedeve ne vitin 1990 e cila solli pluralizmin partiak ne Shqiperi.

Share: