Home I pakategorizuar Pyetje publike Kastriot Dervishit, ish drejtor i Arkivave ne MB.

Pyetje publike Kastriot Dervishit, ish drejtor i Arkivave ne MB.

Nga Ilirian Blloshmi

Lexova se ju z. Dervishi keni folur per dosjen Shoshori. Ju keni thene qe Berisha nuk ka lidhje me kete dosjen “Shoshori”. Qe ne kete dosje qenka nena e nje zyrtari te larte te tanishem!

Pyetjet i mia publike per ju jane:

1-Kush eshte kjo grua? Nena e kujt eshte? 2-Nese nuk eshte i perfshire Berisha kush eshte perfshire? 3-Kush e ka dënuar Shoshorin? 4- Si ish drejtor, kush ka dhene urdher qe dosja e Shoshorit te jete e pa klasifikuar?

Deshiroj te me pergjigjeni ketyre pyetjeve z. Dervishi si detyrim moral ndaj opinionit publik. Sepse Shqipëria e sotme apo, Shqipëria në botën e çudirave, siç do ta quante, po të ishte gjallë, shkrimtari i njohur Lewis Carolle, madje do të kishte bërë edhe një vëllim të dytë me këtë titull të librit të tij “Liza në botën e çudirave”.

Deri kur do të vazhdojmë të dëgjojmë këtë zë korbash? Kur do të pastrohet shoqëria shqiptare nga këto mbeturina të komunizmit? Kur shtypi  shqiptar do iu mbylli derën këtyre “heronjve të pashpallur të demokracisë dhe fjalës së lir딝 që ligjërojnë ditë e natë. Kur politikanët tanë do të shkëputen nga këto hije të zeza.

Këto janë disa pyetje që kërkojnë pergjigje edhe nga te tjere, por pse jo edhe nga ju z. Dervishi si ish drejtori i Arkives ne Ministrine e Brendshme.

Share: