Home KRYESORE Qeveriu dhe protestat…

Qeveriu dhe protestat…

Nga Behar Gjoka

Shpëtuam, më në fund është vendosur me ligj që protestat e opozitës, të popullit dhe të mbarë proletarëve të botës, të bëhen me direktivë dhe nën udhëheqjen e QEVERIUT… AI, pra qeveriu e di mirë se çfarë don populli…Skenarin dhe regjinë do e bëjë kryetari i bashkisë, zotëriu Veliaj, për arsyen që tu dëftejë njerëzisë se lejohet e ku ndalohet të lëshosh kalin në ujë… pra ku ta pshurrësh…Sa për gjobën për opozitën, dora-vetë kryertari po negocion me këngëtarin anglez, që nga 500 mijë eurotë, t’i kthejë një pjesë… Opozita e ka mendjen te bunkerat, nuk i duron dot, prandaj ia hodhëm, edhe protestat do udhëhiqen nga vetë QEVERIU…

Share: