Home KRYESORE Ramona Tullumani: Museta kapriçioze e La Boheme

Ramona Tullumani: Museta kapriçioze e La Boheme

Sopranoja e njohur flet për rolin e saj të fundit në operan “La Boheme” ne gazeten “Mapo”, e cila vjen edhe sonte në mbrëmje për publikun në skenën e TKOB, si edhe për rolet që e presin në vitin që vjen, mes tyre, Xhilda në operën “Rigoletto”

Sonte do të jesh në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, në rolin e Musetës në operan “La Boheme”. Cila është lidhja mes Ramonës dhe Musetës?

Kam menduar gjithmonë që rolet ku do të përfshihesha në të gjithë karrierën time artistike do të ishin ato të femrave, të cilat vuanin për dashuri, sëmureshin rëndë, tregonin drama nga jeta e tyre dhe më pas gjithmonë i priste vdekja. Jam magjepsur gjithmonë nga rolet kryesore të sopranove në të gjithë literaturën operistike botërore. Kam luajtur role dramatike, me shumë pasion brenda, me shumë dashuri. Por ja ku erdhi edhe një çast që unë të luaja një rol, i cili përfundimin nuk do ta kishte dramatik, një personazh i cili nuk kishte vdekjen si fund. Roli i Musetës është shumë i bukur. Ajo është një femër shumë kapriçioze, tepër moderne, shumë e rafinuar, mundohet që veshjet e saj të jenë nga më të bukurat. Meshkujt kthejnë kokën sa herë ajo kalon nëpër rrugët e Parisit. Më thoni si mund mos të pëlqejë një rol të tillë, që vetëm të zbavit, të jep një kënaqësi akoma më të madhe në skenë. Rolin e Musetës e kam luajtur në Itali, nën regjinë e artistes së madhe Katia Riçiarelli. Ajo krijoi një personazh shumë të veçantë te Museta, duke e bërë shumë të dallueshme diferencën e saj me Miminë, e cila është drama e vërtetë në këtë opera.

Si vjen “La Boheme” në TKOB?

Në TKOB, opera “La Boheme” vjen me një vënie, qëdo ta quaja shumë interesante. Është një vënie klasike, me veshje dhe skenografi që i përshtatet kohës nëtë cilën kjo opera është realizuar.

Çfarë do të thotë për një soprano të interpretojë Musetën?

Unë do tëthosha se, pasi këndon role si Xhilda e Violeta, të këndosh një rol si Museta të duket një argëtim i vërtetë, një lojë dhe një kënaqësi shumë e madhe në skenë. Është një personazh, i cili të lejon të luash me të, nuk të vendos kufij. Kjo është diçka shumë e bukur dhe e rëndësishme për një artist kur është në skenë.

Cila është marrëdhënia jote me skenën?

Mua më pëlqen shumë skena,mëpëlqen të këndoj, më pëlqen të luaj role, të studioj teknikën e kantos,frymëmarrjen etj. Më pëlqen të punoj me profesionistë, te të cilët gjithmonë ke çfarë përfiton. Para disa muajsh pata një eksperiencë shumë të rëndësishme në Vjenë,që më ndihmoindjeshëm, pasi si këngëtare e re jam gjithmonë në kërkim të gjithçkaje të re. Të luash Moxart në Vjenë është diçka shumë e bukur, por edhe e rëndësishme. Operën “Dasma e Figaros” e kam luajtur edhe në Tiranë, por ta luash në Vjenë ishte njëeksperiencë shumë tërheqëse.

Të  kemi parë edhe në skena të tjera, jashtë operave, në javët e fundit….

ramona ne skeneNjë koncert shumë i veçantë dhe i rëndësishëm për mua, ku marr pjesëçdo vit,është dhe koncerti i famshëm i “Tre Tenorëve”. Jam gjithmonë e nderuar dhe e emocionuar kur marr pjesënë atëkoncert, pasi është i vetmi i atyre përmasave në Shqipëri. Pas “Tre Tenorëve” erdhi Opera “La Boheme”, ku të them të drejtën mezi po pres të vijë ora 19.00 dhe shfaqja të fillojëdhe unë ta gjejveten përsëri në skenë para publikut,aty ku ndihemvërtetë e lumtur. Për këtë opera kam punuar me një staf të mrekullueshëm, duke filluar nga dirigjenti, të gjithëkëngëtarët, asistent regjisorja, orkestra e mrekullueshme e TKOB,kori i mrekullueshëm i TKOB. Kanëqenë ditë plot punë, lodhje, por me një dëshirë shumëtë madhe për të realizuar më të mirën për publikun mëtë mirë nëbotë, publikun shqiptar. Unë luaj rolin e Musetës, ajo del në aktin e dytë. Dalja e saj ështëshumë madhështore,e gëzueshme dhe tërheqëse. Jam e bindur që të gjithë do ta kuptojnë kur unë të dal nëskenë. Shpresoj që gjithçka të shkojë sa më mirë dhe publiku të kënaqet sa më shumë.

Cilat janë planet për vitin 2016?

FB_IMG_1450988101607Nëvitin 2016 më presin role të tjerë, opera të tjera, që jam e bindur se do t’i realizoj me shumë dashuri, ashtu si unë dua, sepse pa dashuri dhe pa dedikim kurrë nuk realizohen gjëra të bukura. Përkushtimi është kryesori nëprofesionin tonë.Shpresoj qënë janar të realizoj operën “Rigoleto” në rolin e Xhildës. Në skenën e TKOB për herë të parë e kam luajtur përpara 5 vitesh dhe shpresoj qënë këtë vënie të re të sjell gjera të reja te publiku që opera “Rigoleto” të pëlqehet gjithmonë e më shumë. Megjithatë sonte në TKOB në orën 19.00 pres me padurim daljen përpara publikut. Jam e bindur që një ditë do tëluaj edhe rolin e Mimisë, por tani për tani kënaqësinë e dashurinë më të madhe e gjej në rolin e Musetës shpresoj që edhe publiku kur të më ndjekë të ndjejë të njëjtën tërheqje nga ky rol, ashtu si unë

Share: