Home KRYESORE Rikthehet banda qe performoi ne “Bataclan” te Parisit

Rikthehet banda qe performoi ne “Bataclan” te Parisit

“Eagles of Death Metal” ose Banda, grupi muzikor që më 13 nëntor ishin duke dhënë shfaqje në sallën e koncerteve “Bataclan” të Parisit, ku papritur e pakujtuar hynë terroristët dhe shkaktuan me dhjetëra viktima,  do të rikthehen në kryeqytetin francez.

“Billboard” ben me dije qe banda muzikore do të japë shfaqje së bashku me U2, të dielën ose të hënën, gjatë një prej dy koncerteve që janë programuar të jepen në “AccorHotels Arena”. Në skenë do të ngjitet edhe bashkëthemeluesi i grupit, Josh Homme, i cili nuk ishte i pranishëm atë natë të tmerrshme ne Paris.

Banda e kishte shprehur prej ditësh dëshirën për t’u rikthyer sërish në “Bataclan”, ndërsa tashmë duket se do ta realizojë atë, duke u ngjitur së bashku me Bono Vox dhe anëtarët e tjerë të U2, për të bërë në mënyrë figurative edhe mbylljen e koncertit të ndërprerë më 13 nëntor prej sulmeve terroriste.

Share: