Home KRYESORE Shqipëria, këshillë të sinqertë Kosovës: Mos u bëni si ne!

Shqipëria, këshillë të sinqertë Kosovës: Mos u bëni si ne!

Nga Mentor Kikia

Në përpjekje për të dhënë një mesazh politik për qetësimin e situatës në Kosovë, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, gjatë vizitës në Prishitnë, kërkoi që palët të ulen në dialog, duke hequr dorë nga dhuna e rrugës. “Ju keni fatin të gjykoni mbi atë çfarë Shqipëria ka bërë në këto 25 vite nga pikëpamja politike. Mos i bëni gabimet e shqiptarëve”- tha Kodheli.

Në fakt, kjo është një këshillë shumë e mirë. Eshtë këshilla më e mirë që Kosovës mund ti jepet: Mos bëni sic kemi bërë ne, mos u bëni si ne. Ne, ndoshta nuk mund tu themi se si duhet të bëhen apo cfarë duhet të bëjë Kosova, por ama mund tu themi me siguri se si nuk duhet të bëhen. Sepse e kemi provuar ne në kurriz, ja ku e kanë shembullin të gjallë, një hap larg.

Por deklarata e zonjës Kodheli ka shkaktuar reagimin e ish kryetarit të parlamentit Jakup Krasniqi. Ai, në fakt ka replikuar për etiketimin “dhunë rruge” të protestave të opozitës që “e do Kosovën më shumë se qeveria”, por thekson se këtë këshillë e dëgjon për të saten herë e dëgjojmë nga zyrtarë të lartë të shtetit që përfaqësojnë – Shqipërisë? “E shajnë shtetin që e përfaqësojnë? Çfarë përfaqësimi është ky? Ku i keni marrë këto mësime te çoroditura? Po thonë mos merrni mësim nga Shqipëria? Kush duhet të jetë fajtorë, nëse ne nuk duhet të mësojmë nga shteti shqiptar me histori 103 vjeçare ”“ Shqipëria? Madje, para kujt po e thonë ketë? Po e thonë para atyre që sheshazi kanë bërë marrëveshje tepër të dëmshme për vendin që e përfaqësojnë.Republika e Kosovës, qytetarët tanë, madje edhe te gjithë të pushtetshmeve “tan딝, duhet t’ju flisni ndryshe, jo duke e sharë shtetin që e përfaqësoni – Shqipërinë! A jeni në veti apo jo?”- shkruan Krasniqi.

Z.Krasinqi, mund të ndjehet realisht i revoltuar, parë kjo këshillë në kontekstin e ngjarjeve aktuale në Kosovë dhe luftës politike që po zhvillohet atje. Por realisht mendoj se këshilla më e mirë që mund ti jepet shtetit të ri të Kosovës, e mbi të gjitha politikës së saj, mendoj se është: Mund të bëni siç ju themi ne, por mos u bëni si ne! Sepse ne nuk ditëm të ndërtojmë as shtetin demokratik e funksional, as shtetin e të drejtës, as drejtësinë e drejtë për të gjithë, nuk ditëm të ndërtojmë as demokraci reale në politikë e as shoqëri demokratike. Ne ndërtuam cdo gjë mbi padrejtësinë, korrupsionin, klientelizmin, tarafin, rryshfetin… ndërtuam një shoqëri që mendon se rruga për tek suksesi kalon vetëm nga paraja, skuthëria dhe servilizmi.

Ndaj, nëse jeni ende në kohë, mos u bëni si ne!
Tani, për të mos u bërë si ne, a duhet ta rrëzoni qeverinë Thaci-Mustafa, apo duhet të hiqni dorë nga protestat e të bini ne qetësi, kjo mbetet për tu vlerësuar nga vetë ju kosovarë!

Share: