Home KRYESORE Themelimi i PD dhe njerezit qe nguronin te firmosnin!

Themelimi i PD dhe njerezit qe nguronin te firmosnin!

Zenel Hoxha, njeri nga themeluesit e Partise Demokratike kujton ditet e veshtira te atij viti 1990 kur duhej te plotesohej lista e themeluesve te PD-se bashke me firmat e tyre. Ne fakt, ne ato dite tek njerezit frika nga regjimi ishte me e forte se deshira per Liri dhe Demokraci dhe shume prej tyre nuk guxonin. Sot duke injoruar kurajin e atyre njerezve krijohet fabula artificiale se ate revolucion rinor e komandoi rregjimi komunist. Ja cfare shkruan Hoxha per ato dite:

“Fillimi i listes te themeluesve te Partise Demokratike te Shqiperise hartuar tre dite me radhe (13-16) Dhjetor 1990, mezi arritem te plotesojne listen, njerezit nuk guxonin te firmosnin, me goje te gjithe thonin po, por neve na duheshin edhe firmat me nr leter njoftimi, kriter qe kerkohej nga Ministria e Drejtesise e asaj kohe. Duheshin 300 emra me te dhenat dhe firmat e tyre. Te vjen keq qe ky akt kurajoz trajtohet si dicka e zakonshme, e per me teper sikur PPSH dirigjonte situaten, nuk eshte aspak e vertete.

FB_IMG_1449994206140Studentet dhe ne qe ju bashkuam atyre vendosem te vazhdojme ne rrugen tone pa kthim perfshire edhe jetet tona. Nder dhe respekt per studentet, intelektualet,  profesionistet trima qe me aktin e tyre shume kurajoz nisen rrugen e lirise per popullin tone. Asgje ne bote nuk eshte perfekte, por per nje gje ju garantoj miq, angazhimi yne ishte absolut.

– shkruan Zenel Hoxha duke publikuar listen me emrat e pare themelues.

Share: