Home KRYESORE Thirrje-klik nga epokë e gurit…

Thirrje-klik nga epokë e gurit…

Nga Jonida Salku

Nuk po e kupton dot?!
Shiko si ke ndërruar epokë,
si të ka bërë të gurtë,
vetëmbrojtje e pasigurtë,
nga thonjtë e tonës botë.
Ti çikërrimë njeri,
në kllapa e pikëpyetje po rri,
në garë me asgjënë,
ti shpirtin e ke vënë,
e nuk të gjen qetësi.
Ringjallu, o i shkretë!
Jo me klonë zhgënjimesh në epruvetë,
jo me një klik të çalë,
në rryma e në valë,
por me një frymë jetë.

(C) Jonida Salku

Share: