Home KRYESORE Unë nuk e votoj Isa Mustafen, por e respektoj për aty ku...

Unë nuk e votoj Isa Mustafen, por e respektoj për aty ku është!

Nga Haki Morina

E kam theksuar disa here, qe une s’jam nga ata qe deshirojne ne pushtet nje person si Isa Mustafa, sepse do e isha kunder vetvetes! Gjate cdo fushate elektorale kur ka kandiduar ai, kam qene kunder tij! Edhe ne te ardhmen, do te votoj kunder tij! Por ai eshte aty ku eshte, pa me pyetur mua dhe kundershtaret e tij, sepse e zgjodhi partia vet dhe mori mbi 100 mije vota ne zgjedhje!

Pra, te justifikosh destabilizimin e vendit me largimin e nje personi, i cili nuk erdhi nga qielli, kjo eshte cmenduri! Prandaj, largimi i nje personi apo nje qeverie te keqe, nuk eshte destabilizim i vendit por stabilizim i tij! E kjo nuk arrihet me thirrje per destabilizim te vendit, por permes nje procesi te rregullt demokratik te zgjedhjes se perfaqesuesve te popullit! Kur degjoj gjykimet opozitare, shpesh here me vjen pyetja: me koken e kujt po flasin zoterinjte opozitare, sepse te futesh vendin ne lufte, nuk eshte legjitimim por eshte koncept konfuz pa asnje zgjidhje!

Nese pretendojne se kane te drejte, atehere ata mund te fitojne ne zgjedhje, duke e bindur elektoratin, ne te cilen po thirren se e kane mbeshtetjen gjithepopullore! Ideja e marrjes se pushtetit, pa asnje procedure demokratike, qofte edhe duke patur yllin e patriotizmit ne balle, eshte nje ide me tendenca te qarta anarkizimi!

Mjaft sinjifkative, qe opozita e ka per pushtet e jo per shtet, eshte se vet kjo opozite bashkepunoj pikerisht me kete kryeminsiter, derisa ai nuk ishte ne pushtet! Si ndodhi qe te behet kaq i domosdoshem largimi i tij, duke justifikuar edhe me “destabilizim te vendit”, e me prekstste te ndryshme “revolucionare”?!

Dhe per fund, kerkoj qe te shmangen emocionet ne debate, nga ata te cilet nuk kane asnje interes te ngushte partiak, duke dhene secili argumentet e tij me gjakftoftesi, qe te mos cenohet miqesia shumevjecare per interesat e klaneve politike ne Prishtine, sepse keto klane as qe merziten per cilesine e jetes sone e as per fatet e atdheut!

Share: