Home KRYESORE Vdiq nje foshnje mbreme nga te ftohtit e zemres tone!

Vdiq nje foshnje mbreme nga te ftohtit e zemres tone!

Nga Ilir Kadia

Nje televizion ketu po jep lajmin e fundit se mbreme nje foshnje nje muajshe ka humbur jeten, pasi ka fjetur naten ne te ftohte bashke me nenen! Ngjarja ka ndodhur mbreme ne Durres! Ishte rome, thote policia!

Ne te ngrohte, kete mengjes, ne ngushullojme veten se s’duam ta bejme fajtor: po te kish trokitur ne deren time une do ja hapja! Sigurisht do ja hapja por cadrat me rom e te varfer ne Durres e Tirane e Korce jane (edhe pse shume) shume e shume me pak se shtepite tona me xhama qe shkrijne nga nxehtesia! Por nuk shkuam e shkojme se themi shteti! Ku eshte shteti qe i paguajme taksat!

Po shteti eshte duke numeruar leket e taksave dhe pjesen qe I takon zonjes Lulu moreee! Nje foshnje vdiq nga te ftohtet e zemres tone kete mengjes!

Share: