Home KRYESORE Zoti President kush është Mohammad Obaudil Karim, që i keni dhënë nënshtetësi...

Zoti President kush është Mohammad Obaudil Karim, që i keni dhënë nënshtetësi shqiptare?

Nga Dorian Hoxha

Kam ndjekur rregullisht sjelljet e tua dhe frymën patriotike që kërkoni të përhapni përpara shqiptarëve brenda dhe jashtë kufirit juridik të saj. Shpesh në qarqe të ngushta intelektualësh por edhe politkanësh thuhet se ju jeni presidenti më me pa autoritet dhe fuqi politike, madje arrihet deri aty sa thuhet që ju nuk keni aftësi të kontrolloni edhe vetë institucionin e presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Unë personalisht kam pas fatin të njoh shumë shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Por fakti i njohjes së shumë shqiptarëve nga Kosova që kanë vite që punojnë e jetojnë në Shqipëri ku një numër jo i vogël kanë kërkuar që të bëhen shtetas të republikës ku president është zotëria  juaj.

Dhe shumë prej tyre iu është refuzuar kjo kërkesë apo kurrë nuk iu është kthyer përgjigje nga ana e institucionit tuaj. Ju vë në dukje z.Nishani se ata janë bashkëkombas tanë me të njejtin gjak, me të njejtën gjuhë, me të njejtën kulturë e traditë familjare, me të njejtën ngjyrë e fe, me interesa ekonomike dhe investime në Shqipëri.
Ndoshta ju si Presidenti i vendit tim për të cilin unë dhe miliona të tjerë shqiptarë paguajmë taksa ku me këto taksa mbahet edhe institucioni i juaj, si qytetar i Republikës së Shqipërisë, me lind e drejta t’ju pyes;

Si është e mundur që shumë bashkëkombas shqiptarë nga trojet jashtë Shqiperisë iu mohohet një gjë e tillë ndërkohë që një qytetar nga Bangladeshi me emrin Mohammad Obaidul Karim,  lindur me 27.12.1954 merr nënshtetësinë shqiptare me vetëm 72 orë qendrimi në Shqipëri?

Sipas librit TIMS rezulton që shtetasi nga Bangladeshi të ketë hyre dy herë në tokën shqiptare dhe ka qëndruar gjithsej në territorin shqiptar 61 orë e 45 minuta. Nisur nga ky fakt më lind e e drejta të ju pyes si president i i vendit tim, që të mësoj unë por nëpërmjet meje edhe tërë shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë,  cili është ky nënshtetas nga Bangladeshi që ka pas privilegj të vijë 2 herë në Shqipëri dhe të qendrojë në tokën shqiptare më pak se 72 orë ndërkohë të marrë nënshtetesinë shqiptare duke shkelur çdo rregull kushtetues të Republikës së Shqiperisë, madje me firmën tuaj personale?!

Si mund të guxojë një president te shkelë çdo rregull e procedurë duke lëshuar nënshtetësi për qytetarë të tillë skanë as lidhje as kohë prove qëndrimi në territorin e Republikës së Shqipërisë?

Dyshimet për lidhje politike të rastit në fjalë janë më se evidente, por të shkelësh kushtetutën e Shqipërisë përbën një krim për të cilën duhet që dikush të marrë përgjegjësi. A keni ju z. Presdident lidhje me rastin në fjalë?

A mund tu a shpjegoni shqiptarëve ju dhe stafi juaj që merret me procedura të tilla, cili është Mohammad Obaudil Karim dhe cilat segmente mafioze qendrojnë pas tij që arrijnë ti japin nënshtetesinë shqiptare pa marrë parasysh rregullat dhe ligjet e shtetit shqiptar për nënshtetësinë? Me cilët politikanë shqiptarë ka drekuar, takuar, dalë e përqafuar qytetari më i ri Mohammad Karim dhe pse i është dhënë nënshtetesia shqiptare?

Mohammad Karimi ka edhe nje histori tjeter ne Shqiperi duke iu referuar nje artikulli botuar ne Durresi Lajm;

Veç nënshtetesisë shqiptare dhënë nga segmentet e mafies politike shqiptare dhe me firmën e vulën e presidentit Nishani, emri i tij korrespondon edhe me një përfitim tenderi tokë bujqësore në Komunën Topoje Fier.

Edhe një fakt të fundit ky qytetar ka humbur procesin gjyqësor të shkallës se parë në Tiranë. Kemi tashme një shtetas bangladesho-shqiptar per te cilin janë  bërë disa shkrime në disa media, si pjese e mafies dhe e pastrimit te parave….

Mua si qytetar shqiptar me mbetet vetëm te pres prononcimin e zotit Bujar Nishani,

Marre nga Pamfleti.com

 

Share: