Home KRYESORE KADARE KOMANDANT I LEGJONIT TE NDERIT

KADARE KOMANDANT I LEGJONIT TE NDERIT

Nga Sadik Bejko

Lajmi eshte dhene nga mediat dhe eshte i konfirmuar: Franca e nderon shkrimtarin Ismail Kadare me titullin e larte Komandant i Legjonit te Nderit.

Kadare i mbante deri tani dy shkallet e para te ketij titulli: Kalores i Legjonit te nderit dhe Oficer i Legjonit te Nderit. Secili eshte titull me vete, pra Kadareja eshte dekoruar tre here me kete titull te larte.

Zakonisht titullin Komandant… e marrin njerez te rangut te presidenteve me te shquar, te kryeministrave dhe komandantet me te larte ushtarake . Shkurt, eshte nje titull qe u rezervohet personaliteteve me te shkelqyera.

I themeluar nga Napoleoni mbi dyqind vjet me pare, motoja e ketij urdheri eshte : “Atdhe dhe Nder”.

Ne keto vite kur vendi yne Shqiperia po vuan krizen e autoritetit, sidomos krizen e udheheqesve politike, renien ne mos cnderimin e ketij autoriteti, figura e Kadarese me cmimin e Lirise vjet ne Jerusalem dhe me kete te Komandantit te Legjonit te Nderit vjen si nje kolone e shdritshme morale.

Kete figure ne ia kemi dhuruar edhe botes. Figure e Kadarese, e vleresuar nderkombetarisht, e lartesuar kudo (per nder te tij ngrihet flamuri ne Uashington), le t’na sherbeje per nje forcim te besimit ne endrrat e ne aspiratat tona per nje jete me te mire, per demokraci e per begati, per elita te pergjegjshme qe mund te lindin edhe ketu midis nesh.

Ky do te ishte nje ogur i mire dhe nje bekim per kete Vit te Ri.

Duke e uruar shkrimtarit tone per kete titull te larte, nga pak te gjithe ne ndjehemi te nderuar.

Faleminderit France,  faleminderit Kadare!

Share: