Home KRYESORE Topalli Taulant Balles: Ku e gjete pasurine ti!?

Topalli Taulant Balles: Ku e gjete pasurine ti!?

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli është përfshirë sërish në debate të ashpra me deputetin e PS Taulant Balla gjatë seancës plenare.

Deputetja e PD­-së u kthye sërish në sallën e Parlamentit duke iu përgjigjur akuzave të Taulant Ballës, i cili tha se ish-kryetarja e Kuvendit i ka marrë të gjitha pronat e saj mbrapsht dhe ka kërcënuar një gazetar, që pati bërë një kronikë për nxjerrjen në qiell të hapur të disa banorëve në Shkodër, që jetonin në pronat e Topallit.

Pasi Balla lexoi sms-­të e Topallit me gazetarin, ish­kryetarja e Kuvendit I kujtoi Ballës së është rritur në kasolle dhe të tregojë nga i gjeti pasuritë.

“Tashi ti mbylle gojën! Ti je nga fshatrat më të humbura të Librazhdit. Ti ke lindur në një kasolle dhe je nga më të pasurit sot. Pse ti je i pasur dhe të tjetër që kanë lindur në kasolle nuk janë pasuruar si ti?”, i tha Topalli deputetit Balla.

Share: