Home KRYESORE Pezullim per 10 vite te partive politike!

Pezullim per 10 vite te partive politike!

Nga Lekë Tasi

Kënaqësia e daljes nga diktatura në 1991 u pajis herët me pakënaqësira të llojit ekonomik për diferencimin që sjell kapitalizmi, ndërsa të përndjekurit dhe pronarët janë luhatur mes shpresës dhe zhgënjimit por me grafik konstant për teposhtë; vetëm muajt e fundit po fiton shpresa bile kënaqësia tek kategoria e moshuar. . .

Kriza ësht fryt jo vetëm i shanseve të pabarabarta që i bien secilit prej ekonomis së tregut, por edhe rezultat i largët por real i një përfaqësimi jo të plotë të interesave të popullit në këto 25 vjet. Provë e oligarkisë ësht moszgidhja e zgjatur e problemeve me dialog të hapur. Në vend të hapjes palët priren drejt një ortakërie të mbuluar për të fiksuar çdo herë një akomodimin të ri, që të mos ia nxjerrin në shesh njera-tjetrës fajet.

Ky ësht një mendim shumë i përhapur, dhe vërtetohet nga shifrat e enteve ndërkombëtare mbi korrupsionin. Po si shpjegohet grindja kaq e lartë? Ajo ka në qendër të saj luftën për pushtet pa tjetër, dhe zhurma për vjedhje e krime e mbulon shkakun e vërtetë: rivalitetin . Po të kishte grindja për objekt drejtësinë, do të kishim në burg një numur fajtorësh të rangut të lartë të rreshtimit kundërshtar sa herë të merrte fuqinë njera palë.

Jo vetëm s`kemi asnjë të dënuar, por as të denoncuar rregullisht në Prokurori. Denoncimet e deritashme janë me gropa që i lejojn Gjyqësorit (edhe ai i ortakërizuar) të japë pafajsi njerzve shumë të përfolur dhe bile me prova si drita e diellit. Argumenti më qesharak në pengim të zgjidhjes ësht, se referendumi dhunon sovranitetin (!) Kjo barierë gjoja konstitucionale e mbajtur në këmbë qëllimisht, nuk na ka penguar të pranojm ndërhyrje më të rënda, siç ka qënë Misioni Pelikan, kur sovraniteti u shkel mirfilli e jo virtualisht.

Te kjo gjendje kemi përfunduar nëpërmejt pabarazis së përfaqësimit qysh në vitin 1991. Ish të përndjekurit dhe pronarët, dy kategori që i jepnin kuptim rënies së Perdes së Hekurt, nuk patën zë absolutisht në parlament dhe aq më pak në pushtetet e tjera, gjyqsor dhe ekzekutiv. Një saktësim: ato nuk patën zë real .

Organizimi i imponuar me fundin e Luftës së Ftohtë, i jepte grupit në fuqi dhe rrethit të tyre tagrin e ngritjes së sistemit parlamentarist dhe të ekonomis së tregut, pra autorizoheshin njerëstë besuae të ish regjimit të dispononin mënyrat dhe kuadrin edhe në epokën demokratike. Këtë mund ta quash edhe të natyrshme në raste kalimi paqësor të fuqisë, dhe ndodhi edhe në disa satelitë lindorë, madje me pëlqimin e Perëndimit.

U sakrifikuan pra të vuajturit që e donin me shpirt Botën e Lirë, për të garantuar Rusinë se nuk do të përfitohej nga dobësia momentale e saj. E dimë mirë ç`ndodhi në këto 25 vjet. NATO ka hyrë deri në kufi të Rusis me pëlqim e ngazëllimin të popujve aty, kurse në satelitët qeverisja pati një variabilitet që tregoi shkallën e zhvillimit të secilit shtet; në Çeki dhe Hungari u zgjodhën presidentë dy ish të burgosur, në Rumani e kapi kariken ngutazi një ish komunist, në Bullgari një ish mbret mjaft pozitiv dështoi, e me rradhë. Një tipar i përbashkët zhvillimi i vendeve juglindore ësht që megjithse ballkanas, disa figura rangu të lartë u dënuan për korrupsion, dhe udhëheqësit ndërrohen.

Në Shqipëri kemi të kundërtën; burgimet mungojn tërësisht, madje ka lirime, kurse në vend të qarkullimit të krerëve kemi pasur shtangie të gjatë në krahun e quajtur të djathtë. Më e habitshmja ësht që ankesa e ish të përndjekurve ndaj qeverisë së quajtur të djathtë për mospërmbushjen e detyrimemeve të ligjshme ndaj tyre, po e digjon dhe zbaton gradualisht qeveria e quajtur e majtë; kurse për pronarët, tërësisht të pakënaqur nga puna e krahut të djathtë, që e kishte edhe kohën edhe angazhimin për t`ua kënaqur kërkesat, e majta trashëgon një lëmsh, të cilin mbasi u mundua ta ftilojë, ka nxjerrë një ligj që nuk i kënaq përsëri. Pse kategoritë e përmbysura-përndjekura u mbajtën larg politikbërërjes?

Pse ligji për shpërblime të burgosurve dhe ai i pronave me një marzh rikthimi për pronarët , u miratuan dhe nuk u zbatuan ? Mos ndofta që dy kategoritë në fillim të shprehnin kënaqësinë, dhe pastaj të dëshpëroheshin ? Nuk e kuptuam arsyen, por duke e parë të gjithën me syt e sotëm, shpjegimet janë dy: Ose kreut të djathtë iu ngarkua detyra që të premtonte dhe të zhgënjente ithtarët e tij në dobi të një të majte që nuk do ta pengonte në krijimin e pakënaqsis (ajo ortakëri që thamë por që ay nuk e respektoi) , ose ai ka qënë koscient dhe autor i këtij plani, që me anën e stërzgjatjes, duke lëshuar nga pak, të siguronte tre-katër mandate.

Ky project ambicioz dështoi madje tragjikisht për arsye të tjera, kryesorja mosqartësi e shprehur në improvizime gjithfarësh, të nisura dhe të lëna në mes, gjë që na çoi edhe herën e parë edhe në të dytën në pakënaqësi të theksuara. Taktika e të fituarit kohë është veti e të dy krahëve të ish establishmentit. Prandaj dhe parlamenti u nda mes tyre, duke e “kripur” krahun e djathtë të karikeve me ndonjë ish të vojtur nga sistemi, por me kusht që mos të ngrinte pretendime. Ish të dënuarit u quajtën të gjithë të pafajshëm, me vendim por pa rihapje të proceseve, që konsistonin në një fletë të daktilografuar secili. Pra punë pa themel siç ësht zakoni i amatorizmit tonë politik. Akademia qe përherë e gatshme të mbështeste fajsinë e tyre, pa përfillur literaturën e dalë ndërkohë. Fryma diskriminuese u duk hapur në rastin e Kalakullës, që pati kurajën të shprehte në seancë plenare një gjykim krahasues komunizëm-fashizëm, dhe u fulminua në çast nga kryetari i tij, për tu nxjerrur më pas jasht grupit nën heshtjen e gjithë të ngjashmëve të tij. Kjo tregon se disiplina e vjetër, e tipit Leninist mbetej në fuqi, por e mbështetur edhe nga tipari vendës shih-e-bëj i zatetur prej praktikës së gjatë.

(Deri kur do ta quajm të natyrshme që mbledhjet, asambletë, parlamentet të përbëhen prej karrikesh që mbajn sipër njerëz? Ku vajtën nervat shqiptare që marrin zjarr shpejt?)

Klima autoritare në partinë ku kërkuesit e reformave i kishin mbështetur shpresat, i ndau ish të përndjekurit, në të bindur të urtë dhe të indinjuar të pafuqishëm. Të parët nuk do prishnin më qef, kurse të dytët do pengoheshin me mënyra të ndryshme për tu organizuar. Dhuna u përdor edhe më e egër (siç e nxjerr me foto shtypi këtyre ditëve me plagë në fytyrë) ndaj një ish pjesëmarrsi të hershëm dhe të përjashtuar se kishte prishur qef, i cili me suksesin e tij të bujshëm në atë moment mund të përbënte rrezik për këtë monizëm manierë e dytë. Modeli i demokraci-parlamentarizmit nën kontroll u mbështet me zëra dhe filma të vjetër sikur kategoria e të ardhurve nga burgjet e kampet kishte synime hakmarrëse, megjithse nuk ishte ndier i gjallë asnjeri prej tyre, për efekt zbutjeje të habitshme të shpirtrave ndërkohë. (I vetmi rast i tillë qe vrasja e një sigurimsi shkodran që kishte thyer arra me gur në kokën e një të arratisuri të vrarë prej tij).

Natyrisht maturia e ish reaksionarëvet nuk u çmua si bazë mbi të cilën mund të ndërtohej një përfaqësim i plotë i spektrit socialpolitik ekzistues, sepse ai përfaqësim do të komportonte debat , dhe ishte debati që kreu në fuqi druante. Vendin e atij debati thelbsor e me argumenta si në çdo parlament serioz, e zuri debati tjetër, me klithma, sharje, e akuza fare pa vend, përderisa nuk pasoheshin nga denoncime me pliko,ose gjyqe për fyerje, gjëra të perënduara prej kohësh ndër ne. Dështoi pra demokracia e tipit perëndimor.

Reagimi i Perëndimit qe i dobët dhe i zbarët, gjë që përpikëson strategjinë e përhershme të tij për ne, si popull i paarrirë për demokraci, kurse në Ballkanin tjetër ai ushtronte presion sepse gjente digjues.. Ky konsiderim ësht fyes, megjithatë klasa politike nuk u prek në sedër për ta korrigjuar, jo vetëm nga lëkurtrashësia por edhe nga një miopi fenomenale. Kolegët e Kalakullës, por edhe gjithkush, duhet të reagonin jo vetëm të indinjuar por edhe për vetmbrojtje. Heshtja i çoi në eliminim me efekt domino. Edhe vetë kreu përjashtues, duke gjakuar me të tepërt sundimin absolut, hoqi dorë nga simpatia e madhe që gëzonte në popull, një favor që rrallë të bie në dorë,dhe me atë zgjerim të praktikës përjashtuese, ngushtoi bazën e vet,me pasoja tragjike siç erdhën më pas.

Kështu rritja demokratike e shoqërisë, në një moment historik të shumëpritur, doli një flluskë. Me veprimet tona ne u japim të drejtë skeptikëve perëndimorë, jo simpatizantëve. Qe një kthim mbrapa i hatashëm dhe i pamerituar. ; vetëm ndërtesat, rrugët, turizmi, moda kanë ecur, por janë tregues jo i rëndësishëm, krahasimisht me konsolidimin e një klase të mesme në vend e jo ikanake,dhe të shtetit. Emigracioni masiv mund të krahasohet me migrimet mesjetare që kanë lënë një popull energjik në bisht të Ballkanit. Shkaku kësaj rradhe ësht krejt i qartë : kolektivizmi deri te pulat që pësuam, s`mund të linte pas tij veçse individualizmin më të harbuar që ësht indiferencë për gjënë e bashkët dhe pandjeshmëri ndaj vlerave, të cilat nuk na mungonin në stad embrional dikur, por u zbehën skajshëm nga rrënimi shumëplanësh i hartuar nga komunizmi.

Kështu , hallkat e një jete demokratike në ndërtim u tjetërsuan qysh ditët e para: sindikatat u kthyen në servile ose/dhe hajdute, mediat pak më të gjalla në fillim, me të dalë në shesh paraja e madhe morën dhe ato po atë rrugë, një pjesë e madhe e biznesit u lidh me dyshen pushtet-paligjësi, dhe vetë populli në masë të madhe, për mbijetesë ose në kërkim të suksesit , imitoi ato modele dhe nuk pyeti më për të bërë hapa drejt përmirësimit të përgjithshëm, siç janë sinqeriteti me taksat, ruajtja e ambjentit, respekti për pronën e tjetrit, dalja në mbrojtje të një kauze etj. Populli vetë u ra me top pyjeve, u vra me fqinjin për hiçgjë, ndoti lumenjt, dhe po vret veten me marrëzinë e shtëpive mu buzë tyre.

Lakmia për pushtet, i lë mënjanë detyrat e ditës. Intelektualët e vërtetë ”“ një ishull i vogël që thërret në shkretëtirë për mbrojtje të vlerave, për veprim pro tyre mbeten të izoluar. Fryma e kohës ësht e keqe, egoizmi më banal ka zënë tejetej vendin e bashkëpunimit, infekton gjindjen në momentin më kritik, kur kemi përballë rreziqe invaduese .

Në fakt, pa ripërtritje me rrënjë të shoqërisë, pa abrogim ligjor të Kushtetutës dhe ligjeve të diktaturës, pa dënim të krimeve të Komunizmit , s`mund të pritej tjetër gjë veç çoroditjes. Edhe ish të burgosurit politikë nuk mund ta loznin si duhet rolin e tyre në 1991. Si të përzier me ordinerë prej vendimeve gjyqsore të mbas 1960, që u shtonin kriminelëve edhe një nen politik, ata u kapën keq nga pushteti i ri, u trajtuan njëlloj me hajdutët, bile u përdor ndaj tyre një lojë e ultë, duke i ndeshur me njerëz të padenjë, të cilët përdornin gango nëpër mbledhje që tu rrëmbenin shoqatat, dhe ta diskreditonin krejt kategorinë me fitimet që ata nxirrnin në kurriz të nevojtarëve. Kjo qe një goditje plus ish armiqve edhe në jetën civile,mbasi i kishin sakatuar në qelira me tortura.

Një qeveri, cilado qoftë, bart obligimet e së mëparshmes, aq më shumë kur ësht edhe e të njejtit lloj. Asnjë ndjeshmëri të tillë nuk tregoi e jona. Dhe nuk mjaftoi; pati dhe ka ende një vëmendje të ligë për të njollosur ose lënë në hije meritat historike të tyre, vlerat kulurore që u përkasin, personat e asaj origjine që u shquan në fusha të ndryshme. Nderimet që u bëheshin ishin vetëm një fasadë dhe vetëm dredhi për të bërë për vete naivët mes tyre. Ky rrënimi i demokracisë — s`mund të quhet ndryshe mungesa e debatit serioz, fyerjet, grindjet dhe plagosjet, vrasjet, në parlament, afër tij e kudo, mënjanimi i klasës së kulturuar ose të fisme, e me kohë zhdukja misterioze e njerzve dhe tulatja e drejtsis për të mos i zgjidhur rastet, dalja në shesh e armëve dhe shkrirja e ushtrisë, ndërhyrja me forca ushtarake e ndërkombëtarëve , përbuzja e mezifshehur e të dërguarve të tyre kur nuk gjenin asnjerën palë të gatshme për pajtim, fyerja e pushteteve të tjera nga ekzekutivi me gjuhë rruge — janë jo vetëm dështim i bashkekzistencës civile për të cilën ish -armiqt e vuajtur dhanë prova qytetëruese qysh në fillim, por edhe degradim që i bëhet popullit tonë në syt e botës.

Ish të përndjekurit kanë pjesën e tyre të fajit duke i besuar premtimeve fillestare, duke arritur madje edhe në veprime dhune.Sepse vuajtja e gjatë çon në gabime ata që s`kanë për busull kulturën. Kanë kaluar 25 vjet. Megjithatë, besën që i patën dhënë kësaj të djathte të gjithë të vuajturit, disa prej tyre ia mbajnë akoma aq sa të dalin edhe kundër bashkëvuajtësve që dogjën veten prej marazit që gabuan. Esht krejt pa vend të japësh besën dikuj për gjëra ku hyn diskutimi, dhe për simetri të papërligjur nga faktet, t`i mbash një armiqësi të padiferencuar atij tjetrit, duke hequr dorë ng arma më e vlefshme e diplomacis. Forcat duhen parë nga punët jo nga fjalët o nga ngjyrat. Emblemat s`janë asgjë kur ai që quhej i yti për nga emblema, të peshoi sa rëndësi i dhe vetes , dhe të la mënjanë.

Një pjesë nga ne e kuptuan këtë mospërfillje , dhe nga inati , kanë shkuar me krahun tjetër, që ndërkohë po i plotson disa premtime të premtuesit që nuk i mbajti për dekada sepse e kuptoi besën që i dhe si pamundësi për ta braktisur… (Të moshuarit tanë kanë marrë deri edhe këstin e pestë, ndërkohë që në 8 vjet që premtonte ligji, më fatlumët kishin marrë prej premtuesit “mik” vetëm 2, ose 1 dhe disa asnjë nga këstet. Plot të tjerë edhe kanë vdekur pa aplikuar dot, kur e meritonin në fakt njerzisht tu vinte në shtëpi premi i vuajtjeve). Prandaj ka rëndësi pesha që të të digjohet zëri. Kështu që edhe pala që sot i jep këto këste duhet vënë në provë, sepse, sado të rëndësishme ato shuma për ata që jetojn muzgun e ekzistencës, janë pak gjë në raport me reabilitimin tonë mbas kaq poshtërimesh në diktaturë dhe pas saj.. Ky arsyetim i ndryshëm që po zë vend brënda nesh shtron këtë pyetje : jemi kategori politike, apo grup interesi?

Përderisa thashë më lart që duhej të përfaqsoheshim në parlament ( se përveç rivendikimit material, janë edhe vlera historike e botëkuptimore që duhen mbrojtur ) del që jemi kategori politike, aq më shumë kur tutorët e deridjeshëm dolën tërësisht të pa besueshëm, dhe përkundrazi armiqt, që s`na peshonin dhe thonin “shkoni tek ata përballë që janë zotuar për ju”,sot për kalkul apo nga ndjenja s`dihet , po i plotsojnë ca kërkesa. Por meqë kërkesat tona janë krejt të veçanta, formimi i një partie duhet , veçse jo si kaptere brënda një tjetre që premton sërish dhe pa tituj të besueshëm. E jona të dalë si protagoniste që pranon kontribute mbasi i shqyrton dhe i gjykon të vlefshme.

Në politikë besa dhe besimi mes zotnijsh të lë gojëthatë, dhe ësht gjë e padenjë t`a investosh në gjëra interesi. Interesi ka tjetër specifikë, ai ka avantazhin e njohur diplomatik, të negociosh me dy palët dhe t`i nxitësh paralelisht, pra të ngresh piacën tënde, kurse besa jepet dhe mbahet pa kushte, prandaj në politikë s`punon, se të kthen ty vetë në faktor pa rëndësi.. Duhet vepruar vetëm si të pavarur. Pronarët e kanë dhënë një shembull sadoqë pa rezultate të dukshme, përveç padive në Gjyqin e Strasburgut, që sëpaku i kanë hapur telashe qeveris. Edhe ne kemi elementë të aftë posi pronarët , që kanë kontakte me personalitete ndërkombtare me emër.

Le t`i lëmë mënjanë grindjet, sepse dy dekadat janë mjaft për të evidentuar aktivët e aftë. Liri veprimi mund tu jepet njerzve që e kanë provuar integritetin e tyre. Liri që Shkodra dhe Kavaja e kanë përdorur ; e para duke e cikur suksesin, e dyta e arriti. Janë shembuj heterogjenë, por tregojnë se pavarësia duhet kuptuar vetëm në koherencë të plotë me interesat e asaj kategorie që të mandaton. Prandaj si përfundim, mendoj që modeli politik që na duhet është një tjetër nga ai i sotmi, dhe ai shtjellohet këtu më poshtë. MORATORIUM PARTIVE ”“ DEPUTETET TE JENE TE PAVARUR Më lart shpalosëm shkurt dështimin e parlamentarizmit post-komunist në një periudhë mbi dy dekadash.

Faji nuk ësht aq i parlamentit si institucion por i partive, që si të ardhura nga një kohë përqëndrimi të pushtetit në një dorë, trashëguan kreun autoritar, me pasojë zbehjen dhe vdekjen e debatit të brëndshëm. Esht e mira të suprimohen për një periudhë 10 vjeçare. Në kushtetutën që diskutohet , ose në ligjin zgjedhor, të parashikohet që kandidatët ,edhe pse të ndihmuar reciprokisht me kolegët e tyre të një ideje, kandidatët të jenë shprehimisht dhe praktikisht me status të pavarur, pra të kërkojn vota vetëm si refleks të personalitetit, aftësis dhe integritetit të tyre. Vetëm ashtu do të realizohet lustracion-ndëshkim i korrupsionit.

Lista e atyre që do të kenë mbetur në këmbë mbas pastrimit, do jetë një kolegjium politikanësh seriozë me ide të afërta por jasht-partiakë, grup i cili do të zgjedhë dhe propozojë për udhëheqsa persona me kompetencë të njohur edhe në botë (tituj në universitetet e saj e dijetarë në ekonomi politike) dhe sigurisht me kredi në popull. Kështu partitë, strofkat ku thureshin nisma të kalbura bashkëpunimi të paligjshëm ose mendjemykur, do të zëvendësohen nga një grup për koordinim votimi të ligjeve, grup që nuk do të përçohet nga disiplina partiake por nga ndërgjegjja e secilit.

Kjo do të thotë teknokracia të zërë vendin e partitokracisë. Deputeti me kompetencë të sprovuar, nuk do t`i druhej as bashkëpunimit transversal me deputetë të orientimeve të tjera për çështje të veçanta, por përher në transparence të plotë , kështu që edhe koncesionet, tenderat etj, do të duhet të debatohen me pjesëmarrje të gjerë të publikut dhe të shtypit, dhe me evidencat në ekran të madh. Zgjerimi gjithashtu i të drejtës së votës në diasporë, dhe vendosja e referendumit për ligje të rëndësishme që ndajnë opinonin përfshi dhe diasporën, janë dy masa që do të bënin të mundshme frymën e demokracisë përsëri, me një aport të pasur nga shqiptarë të shquar përtej kufive. Kandidati do të bënte për vete elektoratin nëpërmjet kontaktesh direkte me popullin,ndofta në gjithë vendin ,po të miratohet i tillë ligji zgjedhor ( pra punë e forte bindëse, dhe jo rehati prej garancis së përkatësisë në listën e një partie, aq më keq të një koalicioni, procedura këto që i kanë zënë frymën demokracis deri sot, dhe e dënojn elektoratin të zgjedhë më pak të keqen ndërmjet dy të këqiave).

Kandidati i pavarur ështe shpëtimi nga pasinqeriteti që fshihej prapa mitingjeve me thirrje të çjerra prej bote të tretë . Ka qënë demokracia e llojit tribal që na çoi te ky dështim prej të cilit nuk dalim dot (: legjislacion i ngatërruar që fsheh marrëveshjet si të mbeten në fuqi ortakërira që druajnë dritën e diellit). Abrogimi ligjor i trashgimit të kaluar, kandidatët e pavarur, demokracia sa më direkte, e siguruar me mjetet e sotme, referendumet, do të rritin personalitetin e popullit, dhe do të na shpëtojnë nga diskreditimet e shumta që po përsëriten me sistemet e vjetëruara që po përdorim.

Share: