Home KRYESORE Artan Hoxha replikon me Andi Bushatin dhe Mero Bazen

Artan Hoxha replikon me Andi Bushatin dhe Mero Bazen

Gazetari investigativ Artan Hoxha, që publikoi dokumentet e Prokurorisë në të cilat flitej për një përgjim mes Kastriot Ismailajt dhe Ilir Metës, ka reaguar pas disa zërave se dokumentet e nxjerra në media prej tij mund të jenë jo të vërteta.

Në rrjetin social të Facebook-ut, Hoxha shkruan se dosjet janë të vërteta dhe bëhet fjalë për një bisedë mes Metës dhe Ismailajt 6 ditë para zgjedhjeve të 2009, ku deputeti i LSI në atë kohë i kërkonte të arrestuarit për skandalin e CEZ një shumë parash prej “200 mij딝. Ky reagim i gazetarit Hoxha vjen pas një shkrimi të botuar në portalin ”˜Lapsi’ të Andi Bushatit dhe nje tjeter artikull nga drejtuesi i gazetës ”˜Tema’, Mero Baze. Ky i fundit argumenton te se dokumentet e publikuara nga Artan Hoxha janë të dyshimta.

“...nje koleg I njohur shkruante sot se ishte i shqetesuar pasi edhe pse e kishte marre me dore dosjen e prokurorise, nuk po e gjente dot ate gjysmen e fletes ku ndodhej transkripti i pergjimit te telefonates se kryer me 22.06.2009 saktesisht 6 dite para zgjedhjeve, mes nje biznesmeni ne hetim dhe nje politikani te rendesishem….
pas tij kete dyshim per vertetesine e pergjimit te prokurorise e ngrinte ne nivelin e “duhur”, e kush tjeter vec Lapsit….

Koleg, nje sugjerim, mos u ngutni, merreni me qetesi e dashuri, se ben vaki qe te mos u kene dhene “qellimisht” dosjen e duhur, ose fare “qellimisht” gjate shfletimit me shpejtesi duhet ta keni kaluar pa dashje faqen e duhur….

Sa per sqarim po u nis nje kopje te origjinalit me firme e vule te prokurorise, te miratuar me pas dhe nga Gjykata. “Ekspertet” kete radhe e kane pak problem ta nxjerrin proven “te padegjueshme paster ne audio dhe te pashikueshme qarte ne vidio”… Sms e pergjuar ndodhet ne fundin e faqes se pare dhe e theksuar me shkronja te zeza nga prokuroria”, shkruan gazetari investigativ Hoxha në rrjetin social Facebook.

Share: