Home KRYESORE Basha sulmon Prokurorinë dhe ministrin Tahiri

Basha sulmon Prokurorinë dhe ministrin Tahiri

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas pushimit të hetimit ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar nga Dritan Zagani për trafik droge. “Nuk ka gjethe fiku, as prokuror mercenar, as gjykatës nën presion që mbulon mëkatet-krime të Tahirit. Çdo shqiptar e di sot se Audi i tij me imunitete ministrore ishte taksia meë e famshme e drogës në aksin Fier-Vlorë, një implikim skandaloz në narkotrafik që në fund u detyrua ta pranojë dhe vete ministri i Ramës në Top Story. Ky është vetëm një episod i serialit të gjatë e të pandalshëm të paktit Tahiri-krimi, ku një nga kulmet ishte dhe zhdukja e provave përmes zjarrvënies në laboratorin e policisë. Ajo që valëvit pa turp sot si certifikate integriteti, është veçse dëshmi se ku është katandisur vendi me këtë qeveri mafioze që sundon me krimin, dhe që ka shërbëtorët e vet në drejtësi, gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar e të përulur para baronëve e kumbarëve në qeveri nga njëra anë, e gjakpirës të qytetarëve nga ana tjetër. Ky soj mercenarësh në drejtësi është drejtësia e kapur që kërkon Edi Rama”, shkruan kreu i opozitës Lulzim Basha.

Share: