Home KRYESORE Bashkia sqaron udhetimin per Sri Lanka.

Bashkia sqaron udhetimin per Sri Lanka.

Përmes një deklarate për mediat, Bashkia e Tiranës ka sqaruar arsyet e vizitës së kryebashkiakut në Sri Lanka.

Zyra e shtypit bën të ditur se Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka udhëtuar me fluturimin e fundit për të përfaqësuar Tiranën në një nga forumet më të rëndësishme ekonomike. Veliaj është ftuar nga  Qendra për Zhvillimin Ndërkombëtar (Center for International Development) e Universitetit  të Harvardit, si një nga folësit kryesorë në Forumin Ekonomik që këtë vit mbahet në Sri  Lanka.

Veliaj është përzgjedhur si një administrator i suksesshëm në qeverinë qendrore si Minister i Punës, e menaxher i aftë në Bashkinë e Tiranës, duke e rikthyer sërish Tiranën në vëmendjen ndërkombëtare pas 4 vitesh harresë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës është ftuar në një panel me Nobelistin e Ekonomisë Joseph Stiglitz, Columbia School of Business, George Soros ”“ president i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Alan Hirsch, Presidenca e G20 & Ricardo Hausman, drejtor i CID i Harvard Kennedy School. Udhëtimi i Kryetarit të Bashkisë zgjat 2 ditë vajtje-ardhje dhe shpenzimet mbulohen nga organizatorët”, thuhet në sqarim.

Share: