Home KRYESORE Dikush ti thotë ministrit Saimir Tahiri se…

Dikush ti thotë ministrit Saimir Tahiri se…

Nga Pastor Akil Pano

Mbase në nxitim e sipër ministri Saimir Tahiri ka harruar se jeta e dy vëllezërve është e çmuar dhe se vrasja e tyre nga një person me preçedentë të mëparshëm kriminal, nuk trondit vetëm themelet e një familje dhe fshati ku krimi makabër ndodhi, por trondit gjithë shoqërinë!? Mbase dikush duhet t’i kujtojë ministrit Tahiri se është vendosur në këtë detyrë të rëndësishme pikësëpari të mbrojë dhe mbështesë shenjterine e jetës dhe vleresimin për dinjitetin e çdo qenie njerezore!? Nuk doja të hyja në çështje teknike policore, por tre kolonat kryesore të punës së policisë në luftën ndaj krimit, në njohjen time vazhdojnë të jenë: Zbulim; parandalim; goditje!

Share: