Home KRYESORE Droge ne autobuzin e FRESH ne Turqi

Droge ne autobuzin e FRESH ne Turqi

Një sasi droge është gjetur mbrëmë nga Policia Kufitare e Turqisë në një autobus shqiptar, që transportonte 40 anëtarë të Forumit Rinor Socialist Shqiptar.
Studentët që ishin pjesë e FRESSH shoqëroheshin në këtë udhëtim, të cilësuar si turistik, nga nënkryetari i Forumit, Artur Micko, i cili është njëkohësisht edhe drejtor i Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
Policia Kufitare turke ka arrestuar menjëherë shoferin e autobusit, ndërsa janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje 40 studentët dhe Micko. Të gjithë personat që ishin si pasagjerë janë shoqëruar në Drejtorinë Doganore të Antikontrabandës dhe Narkotikëve. Ndërsa shoferi është arrestuar në kushtet e flagrancës, duke u transportuar menjëherë në qelitë e paraburgimit.
Autoritetet turke kanë vënë në dijeni edhe Konsullatën Shqiptare atje, zyrtarë të së cilës u treguan të rezervuar në lidhje me atë që kishte ndodhur në kufi.
Nga ana tjetër, policia turke ende nuk ka vendosur nëse do të arrestohet ndonjë person tjetër, përveç shoferit të autobusit/panorama.al
Share: