Home KRYESORE Fataliteti ynë, të rinjtë më të korruptuar se të vjetrit

Fataliteti ynë, të rinjtë më të korruptuar se të vjetrit

Nga Mentor Kikia

Kam dëgjuar e lexuar shumë shqiptarë të thonë: Mjaft me këtë klasë politike, të vjetër e të korruptuar, duhen të rinj. A nuk ka një brez të ri ta marrë në dorë këtë vend? Vërtet, a mund të prodhojë një klasë të re politike shoqëria jonë? Dmth të re në moshë, të re në mentalitet, në ide, në dëshirë për të punuar dhe mbi të gjitha të pakorruptuar? Unë personalisht kam dyshuar gjithmonë që të rinjtë mund të jenë më të mirë se baballarët(biologjikë dhe politikë) të korruptuar e bastardë. Kjo për faktin se ata të tillë janë formuar e rritur, brenda atyre shkollave politike ku lënda më e rëndësishme që mësohet është “Doing corruption”. Po ashtu, kam njohur boll nga ky soj të rinjsh, që sapo u është lënë në dorë një detyrë apo përgjegjësi, janë suluar më të babëzitur se të vjetrit.

Mbrëmë pashë emisionin e parë të kolegëve tanë të TV Klan, “Stop” dhe ajo që më bëri më shumë përshtypje ishte jo korrupsioni dhe forma bastarde e zhvatjes, por mosha e re e personave, zyrtarëve që merrnin paratë. Ishin thuajse djem fare të rinj ata nëpunësit që numëronin paratë në lokal, paratë e korrupsionit. Padyshim që ata ishin sekserët, por e tmerrshme të mendosh që këta janë të rinj. Janë brezi tek i cili shumë njerëz shpresojnë se do të sjellin një mentalitet tjetër të të bërit shtet apo administratë.

Ky është fatalitet!

Shumë më e rëndë se vetë korruptimi i shtetit brinjë më brinjë, është korruptimi i shoqërisë në tërësi. Çdo kush që mund të ketë në dorë, do të zhvasë. Madje është emsioni stopshndërruar në frymë, të rinjë që në bangat e shkollës mendojnë ti futen politikës si mënyra më e mirë për të gjetur punë e për tu pasuruar shpejt.

Kur sëmundja të prek një gjymtyrë, apo një organ, edhe mund ta shërohesh. Por kur të prek tërë organizmin, cdo qelizë të trupit, atëherë nuk ka shpëtim. Ose duhen bërë transfuzion i plotë ose “kallu” në dhe. Druaj se ne si shoqëri jemi pikërisht në këtë gjendje reaminatore.

Share: