Home KRYESORE Flirt i Bankes te Shqiperise me ekonomiksin e republikes se Weimarit?

Flirt i Bankes te Shqiperise me ekonomiksin e republikes se Weimarit?

Nga Klodian Tomorri

Republika e Weimarit ishte demokracia gjysem presidenciale qe u instalua ne Gjermani pas Luftes se Pare Boterore. Eshte e njohur per shume gjera. Por mbi te gjitha per hiperinflacionin qe na beri udheheqes Hitlerin. Ne vitin 1919 nje buke ne gjermani kushtonte nje marke. Ne vitin 1923, pra kater vjet me vone e njejta buke kushtonte 100 milione marka. Shkaku ishte se qeveria printonte para papushim.

Pak dite me pare ne media u raportua nje lajm se Banka e Shqiperise po konsideron te bej lehtesim sasior. Edhe pse nuk ka ndonje njoftim zyrtar, nuk eshte shume e veshtire te kuptosh qe lajme te ketij lloji nuk dalin kot, por ne 99 per qind te rasteve jane vete institucionet (ne rastin konkret BSH) ato qe i nxjerrin per te testuar publikun.

Tani cfare do me thene kjo?

Lehtesimi sasior eshte nje politike monetare pertej tradicionales, ku banka qendrore nuk perpiqet ta nxis me ekonomine duke ulur normen baze, por permes nje skeme tjeter, qe ne finale eshte printim parash dhe injektim i tyre ne treg.

Si e ben kete?

Banka Qendrore hyn ne treg dhe ble letrat me vlere te qeverise, pra bonot e thesarit apo obligacionet e te gjitha afateve. Por nuk i ble ato drejteperdrejte nga qeveria sepse kjo eshte e paligjshme. Ja u blen bankave private apo institucioneve e tjera financiare qe i mbajne keto bono apo obligacione. Kush ka investuar ne bono thesari e ka parasysh se si funksionon tregu. Megjithate shkurt permes ketyre operacioneve, Banka Qendrore ble borxhin e qeverise.

Cilat jane pasojat?

Kur Banka e Shqiperise ble letrat me vlere te qeverise nga tregu ka dy pasoja te shpejta. Se pari rritet oferta e parase ne treg dhe se dyti per shkak te rritjes se kerkeses te letrave me vlere ulen interesat e tyre.

Cfare ndodh me pas?

Ketu fillon problemi. Cfare ndodh kur bonot maturohen? A do i nxjerr Banka e Shqiperise ato serish ne treg per ti shitur para maturimit? Nese jo ajo qe ndodh eshte nje operacion i fshehte i cili fshin borxhin e qeverise. Nese Banka e Shqiperise zoteron borxhin e qeverise, por qeveria zoteron Banken e Shqiperise eshte njesoj si t’i marresh borxh vetes. Shkurt Banka fshin borxhin e qeverise ose ndryshe qeveria fshin borxhin e saj permes Bankes.

Pse tani?

Kjo eshte pikepyetja tjeter me e madhe. Nese qeveria por edhe vete Banka e Shqiperise parashikojne se vitin tjeter rritja ekonomike do pershpejtohet, dhe rimekembja e ekonomise do forcohet atehere per cfare po parlajmeron lehtesim sasior? Nga pikepamja ekonomike eshte shume e veshtire ta argumentosh tani kete mase. Kater vjet me pare bente sens. Shume madje.

Kjo con ne arsye te tjera

Ky eshte nje vit paraelektoral. Injektim parash ne treg, fshirje borxhi e gjitha kjo tingellon shume bukur. Njera dore lan tjetren. Qeveria fshin borxhin, ndersa Keshilli Mbikqyres ndoshta siguron nje mandat tjeter.

Por, sapo kjo te ndodh Moddy’s dhe S&P fillojne e degradojne Shqiperine, nga B ne B-, pastaj C me vone akoma ne C-. Une nuk besoj se do i hyjne kesaj rruge tani. Weimari eshte tragjedia me e madhe e botes moderne.

Share: